E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokoina në stomak, dënohet me 4 vjet burg Arjan Korça

Gjykata e Krimeve të Rënda dënon shtetasin Arjan Korca për kryerjen e vepres penale ”Trafikimit te Narkotikeve”. Pas zhvillimit te nje serë seancash me dyer të hapura në perfundim te gjykimit ky trup gjykues vendosi masën e dënimit me 4 vjet e tetë muaj burgim për të.

Arjan Korça, u arrestua mbrëmjen e 12 nëntorit 2010 në ambientet e sallës kirurgjikale të urgjencës që ndodhet në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në kryeqytet, pasi mjekët i nxorën 290 gram kokainë të fshehur në 44 kapsula.
 

Sipas Prokurorisë, Korça kishte disa ditë që kishte ardhur në Shqipëri pasi kishte qenë në një vizitë disa ditore në Francë, por mendohet se para se të vinte në Francë ka qenë në shtetet e Amerikës së Jugut, në Argjentinë.
 

Pritet që në ditët në vazhdim, Prokuroria për Krime të Rënda të verifikojë në sistemin TIMS se përse 44- vjeçari udhëtonte shpesh jashtë territorit shqiptar dhe ku kishte destinacionin.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›