Tiranë, grabitën me armë një banesë, pranga 2 autorëve

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi akuzohen për vjedhjen e një banese.
Forcat e policisë së komisariatit numër 6 në Kombinat kanë arrestuar shtetasit Sefer Gazidede dhe Bashkim Goga pasi akuzohen se kanë grabitur me armë banesën e shtetasit me inicialet R.T.
Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një pushke, një kuti me fishekë dhe disa kompjutera të vjedhur.
Ndërkohë materialet në ngarkim të dy të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.