Fushë Krujë, tritol shtyllës së tensionit të lartë
Një shtyll tesioni është tentuar të hidhet në erë në qytetin e Fushë Krujës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës së të enjtes kur persona ende të paidentifikuiar kanë fiksuar një sasi tritoli në rrëze të shtyllës së tensionit prej 200 kilovolt.
Si pasojë e shpërthimit të shtyllës së tensionit janë dëmtuar dy nga këmbët e saj, duke ndikuar që ajo të dalë jashtë funksionit. Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme janë vënë në gadishmëri grupe ekspertësh dhe brigada të specializuara të avarisë, për të bërë të mundur të vënë në punë njërën nga linjat e dëmtuara nga shpërthimi.
Ndërkohë që disa persona që banojnë afër zonës ku u kosntatua shpërthimi pas kësaj ngjarje janë shoqëruar për në komisariatin e policisë për tu marrë në pyetje. Tashmë po punohet për vendosjen e bazamentit të shtyllës, e cila la pa energji disa zona në qytetin e Fushë Krujës.