2 vjet nga tragjedia e Gërdecit

Sot shënohen 2-vjet nga tragjedia e Gërdecit. Dy vjet më parë, si pasojë e shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec humbën jetën 26 persona ndërsa qindra të tjerë u plagosën. Familjarët e viktimave pritet të manifestojnë sot në orën 11:00, pikërisht në Gërdec.
Për këtë tragjedi po gjykohen 29 të pandehur.