Hetimi i zgjedhjeve, vazhdon sot debati ne Komision
TIRANE- Komisioni parlamentar i Ligjeve do të vijojë sot shqyrtimin e projektligjit "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 'Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit", propozuar nga Partia Socialiste.
Diskutimi i sotëm është vazhdim i debatit në parim rreth këtij projekti përmes të cilit opozita kërkon hetimin dhe transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit. Gjatë kësaj mbledhje pritet që maxhoranca të paraqesë amendamentet e saj për draftin e PS-së, "për ta sjellë atë në përqasje me Kushtetutën". Kështu, PD pritet të kërkojë ndryshimin e nenit 4 të projektligjit, që hetimi parlamentar të fokusohet në çështje të tjera, përveç materialeve zgjedhore dhe fletëve të votimit, kur për to ka një vendim gjykate.
Komisioni i Ligjeve nisi shqyrtimin e propozimeve të PS-së në fillim të kësaj jave, (8 mars). Në prezantimin e tyre deputeti socialist Damian Gjiknuri tha se "nismat ligjore të PS-së i shërbejnë zgjidhjes së krizës politike në vend dhe krijojnë garancitë e nevojshme që kushdo të jetë humbësi, ose fituesi i zgjedhjeve në të ardhmen, të ketë mundësi të hetojë procesin".
Në mbledhjet në vijim, gjatë debatit në parim deputetët e të dy palëve shfaqën qëndrime të kundërta rreth iniciativës ligjvënëse të socialistëve lidhur me kushtetueshmërinë e saj. Sipas maxhorancës nisma e opozitës është "jashtë shtratit kushtetues dhe në shkelje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese".
Ndërkohë, që deputetët socialistë deklarojnë të kundërtën, që nisma e tyre vetëm se mbështet të drejtën e parlamentit për të hetuar shkeljet e ligjit zgjedhor dhe nuk kërkon të hyjë në kompetencat e institucioneve të tjera.
Pas mbylljes të diskutimit në parim të projektligjit, komisioni i Ligjeve do të vazhdojë debatin të martën me diskutimin nen për nen. Kuvendi, me një vendim të veçantë, vendosi shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të nismës së PS-së, e cila pritet të diskutohet në parlament në seancën plenare të 18 marsit.
(s.g/BalkanWeb)