Gjilan, KQZ: Zgjedhjet i fiton Qemal Mustafa i PDK
PRISHTINE- Rezultatet paraprake të cilat i ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmë pas mesnatës, thonë se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka fituar zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës së Gjilanit, të cilat u mbajtën dje.
Kryetarja e KQZ, Nesrin Lushta ka thënë se Qemajl Mustafa ka fituar me 58 për qind të votave kundrejt kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi.
“Sipas shënimeve, të cilat i kemi marrë nga Komisioni komunal i zgjedhjeve në Gjilan, rezultati është si vijon: Partia Demokratike e Kosovës, kandidati Qemajl Mustafa, ka fituar 20 mijë e 71 vota, gjegjësisht 58 për qind të votave; Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati Fatmir Rexhepi, ka fituar 14 mijë e 506 vota, gjegjësisht 42 për qind të votave”, ka thënë zonja Lushta.
Ajo ka shtuar se KQZ-ja nuk ka ndonjë informatë për parregullësi ose incidente eventuale, të cilat do të ndikonin në procesin e zgjedhjeve.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Gjilan, sipas përfaqësuesve të KQZ-së, do të publikohen brenda kësaj jave.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga numri prej 87 mijë e 430 votuesve potencial të Gjilanit, numri i nënshkrimeve në listën përfundimtare të votuesve ka qenë 35 mijë e 140 votues.
Për zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës së Gjilanit kanë qenë të hapura 127 vendvotime, të cilat janë mbyllur në orën 19:00. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në fashtrat Budrikë dhe Cërrnicë, ku ishin 2 nga 9 vendvotimet alternative, qytetarët nuk kanë votuar fare.
(Europaelire/BalkanWeb)