Gjendet i vdekur 2-vjeçari i zhdukur dje

Gjendet i vdekur 2-vjeçari i zhdukur dje në komunën e Babrroit. Fëmija u gjet i mbytur mëngjesin e sotëm.
Prindërit denoncuan dje në "Ora News" humbjen e fëmijës. 2-vjeçari ka qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë në afërsi të banesës së gjyshërve në Babrrru, por është ndarë nga shokët dhe më pas u ka humbur nga sytë. I.K, 2-vjeç ishte një fëmijë rom, banues në Babrru.