2 vjetori i vrasjes së Xhindit, asnjë arrestuar e asnjë të dyshuar

Sot mbushen dy vjet nga vrasja e deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. Asnjë të dyshuar asnjë person të arrestuar, përveç ngjarjes dhe mbledhjeve të provave, dosja e hetimit të Xhindit mbetet në arkivat e policisë dhe të prokurorisë e pa zbardhur.
Deklaratave të një pasnjëshme të politikanëve, të drejtuesve të policisë dhe të prokurorisë së dosja është drejt zbardhjes, kanë kaluar dy vjet dhe asnjë nga këto thënie nuk është vërtetuar.
Hetimet e prokurorisë së krimeve të rënda nuk kanë nxjerrë asnjë motiv për vrasjen e deputetit të PS-së, ndërsa kolegët e tij kanë hedhur shpesh herë akuza se vrasja e Fatmir Xhindit ka motive politike, dukë marrë shkas edhe nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të viti 2009.
Fatmir Xhindi u vra në 2 majt të viti 2009. Deputeti është qëlluar me armë zjarri kallashnikov rreth orës 21, duke parkuar makinën në oborr të shtëpisë në Roskovec. Së paku 6 plumba kanë prekur trupin e tij duke e lënë të vdekur.
Drejtues të policisë dhe të prokurorisë nga Tirana kanë shkuar menjëhërë në Roskovec të Fierit, janë ngritur postblloqe në të gjitha rrugët e qytetit hetime intensive, por edhe pas dy vjetësh nuk ka asnjë motiv.
Fatmir Xhindi i datëlindjes 1960 ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ai ka lindur dhe banonte në Fier dhe ishte deputet i zonës 68 në mandatin e tretë.