Berisha në Burrel: Do asfaltojmë cdo km rrugë, Mati europian
BURREL-Kryeministri Sali Berisha sot paradite është gjendur në Burrel, ku ka prezantuar para simpatizantëve kandidatin për kryetar Bashkie të këtij qyteti, kryetarin aktual bashkiak, z. Skënder Lleshi.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Berisha theksoi se investimet do të jenë zëri kryesor për 4 vitet e ardhshme ashtu sic kanë qënë dhe në 4 vitet që mbetën pas.
“Unë jam sot për të garantuar ju, qytetarët të Burrelit se me Skënder Lleshin dhe qytetarë dhe kandidatë të tjerë të komunave do shndërrojnë Matin në Matin e zhvilluar dhe qeveria do financojë cdo projekt në të cilin ju dhe qytetarë tuaj të parë mendoni dhe besoni se do ndryshoni për mirë jetën tuaj. Gjatë 4 viteve që shkuan ne investuam në këtë rreth, në rrugë ujësjellësa rrugë, kopshte kanale të vaditjes shumë herë më shumë se 8 vite të marrë së bashku. Ju garantoj se 4 vitet që vijnë ne do asfaltojmë cdo rrugë të Matit nga qëndra e Burreli në kufi me Mirditën me Peshkopinë, me Tiranën me Krujën”.
Sipas kryeministrit Europa ka munguar për arsye luftrash e pushtimesh ndër shekuj në Shqipëri, kurse në ditët e sotme inftrastruktura në rrugë ka ndalur të qënit europiane të shqiptarëve. Në këtë pikë ai theksoi se investimi në rrugë do vijojë në cdo km rrugë.
“Europa na mungoi se ne duhet të kemi rrugë të udhëtojmë në fsatrat dhe qtytet tona njëlloj si qytetarët europianë. Ne kemi asfaltuar në Mat dhe mbarë Shqipërinë 8 mijë km rrugë në 5 vjet, në 4 vitet që vijnë do asfaltojmë cdo km rrugë në vitet që vijnë që matjanët, tropojasit, sarandiotët, kolonjarët të arrijnë në kryeqytetin e tyre në rrugë europiane në një kohë më të shkurtër se gjysma e rrugës që harxhojnë sot”.
Kreu i qeverisë garantoi gjithashtu se në 4 vitet që do pasojnë nuk do ndalet ndërtimi i ujësjellësave, kanalizimeve dhe furnizimi me 24 orë ujë në cdo lagje jo vetëm të Matit, por të të gjitha qyteteve shqiptare.
Sipas Berishës Matit nuk do i mungojë numri i duhur i kopshteve ndërsa premtoi dhe nëj gjimnaz të ri për qytetin.
Në kuadër të investimeve nuk mungoi dhe premtimi për system vaditjeje modern dhe kthimi I kodrave në pyje më dru frutorë.
“Në 4 vitet që vijnë do vendosim në Mat sistemin më modern të vaditjes dhe do subvencionojmë mijëra ha tokë dru frutorë dhe sera. Ne do shpalosim para jush do kthejmë në vlera për ju pasuritë e mëdha të këtij rrethi, potencialin e tij mineral, turistik, ujor, dhjetra hidrocentrale do ndërtohen në ujërat e rrethit tuaj”.
(d.b/BalkanWeb)