E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis rikonstruksioni i autostradës Durrës-Kukës

Bëhet fjalë për autostradën Durrës-Kukës, ku sot ka nisur rikonstruksioni i një pjese me 250 metrash.

Janë të paktën 125 milion lekë që akorduar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve që do të shkojnë për këtë qëllim. Në këtë pjesë të saj, autostrada ishte mbyllur  për lëvizjen e mjeteve prej më shumë se dy vjetësh, për shkak të rrezikut.

“Këtë herë traseja e autostradës nuk do të  asfaltohet si herën e parë, por do të ketë një teknikë tjetër e cila shihet si më  e përshtatshme  për këtë segment  të autostradës ku rrëshqitja  është mjaft problematike, ndërsa toka ka një strukturë të butë”, thotë Sulejman Canaj, drejtues teknik i projektit.

Ndërhyrja në këtë segment të autostradës ku lëvizja e mjeteve ishte e bllokuar prej kohësh do të mundësojë që gjatë këtij sezoni veror, të lehtësohet lëvizja e mjeteve  për pushuesit që vijnë nga Kosova duke mos  sjellë shqetësime pavarësisht fluksit të lëvizjes së mjeteve në të dy anët e autostradës./Start/

                                                                                             2012-04-19 17:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›