20 janar, ushtari afgan vrau 4 francezë, Parisi pezulloi operacionet
TIRANE - Vrasja e komandove shqiptarë në Afganistan ka sjellë sërish në vëmendje sulmin e 20 janarit të këtij viti ndaj forcave franceze, kur një ushtar i ushtrisë kombëtare afgane qëlloi për vdekje katër efektivë francezë. Ngjarja ndodhi në Tagab, krahina e Kapisës, në veri të kryeqytetit Kabul.
Kjo ngjarje zemëroi ndjeshëm Parisin zyrtar, që lajmëroi menjëherë pezullimin e të gjitha operacioneve në Afganistan. Në muajin dhjetor, një sulm i ngjashëm i kishte marrë jetën dy ushtarëve francezë.
Prej kohësh, militantët talebanë janë përpjekur të infiltrojnë ekstremistë në radhët e ushtrisë afgane, e cila stërvitet dhe pajiset prej forcave të NATO-s. Talebanët lavderuan sulmin e kryer nga ushtari afgan ndaj grupit të ushtarëve francezë, në provincën e Kapisës.
(er.nu/BalkanWeb)