E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, 19 komuna të bllokuara. Rinis mësimi në disa shkolla

TIRANE-Reshjet e shiut të rëna orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të reja në zonat që prej mëse 2 ditësh janë mbuluar nga bora. Temperaturat e ulëta kanë ngrirë rrugët duke krijuar shtresa akulli në rrrugë dhe si pasojë vështirësi në qarkullimin e akseve të sapohapura.
Nga të dhënat e mëngjesit nga TVNews24 mësohet se komunat Iballë, Blerim, Fierzë në Pukë vijojnë të mbeten të izoluara.
Gjatë natës janë hapur rrugët drejt komunave Qafë Mali, Qelëz, Qerret ndërsa janë bllokuar akset Tiranë-Peshkopi e Peshkopi-Librazhd. Ende po punohet për hapjen e aksit rrugor Kukës – Peshkopi. Po ashtu, po punohet në aksin rrugor Kukës – Shishtavec ku procesi i është afruar fshatit Shishtavec dhe parashikohet që gjithçka të përfundojë gjatë ditës së sotme. Ende nuk është i kalueshëm aksi rrugor Krumë – Bajram Curri në segmentin pranë Qafë Lluzhës.

Në Kukës vijojnë të mbeten të bllokuara 4 komunat, Shishtavec, Grykëcaj, Arren e Kalis. Në këtë rreth mësohet se pritet të nisë sot mësimi në shkolla, po kështu dhe në Fushë Arrëz e qytetin e Pukës.

Në Tropojë të izoluara rezultojnë Lekbibaj e Bytyci, ndërsa në Korcë janë bllokuar të gjitha fshatrat në komunën Lekas, 7 fshatra në Komunën Dardhë, 6 në komunën Clirim, 4 fshatra në komunën Novoselë dhe 2 në komunën Proger.

Rreth mesdites drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli bëri të ditur se, “aktualisht sot në mëngjes kemi rreth 19 komuna të bllokuara nga 22 që ishin ditën e djeshme”.
Sipas Ollit, “pas reshjeve me intesitet të ditëve të fundit, tani do të kemi 2-3 ditë pa reshje dhe me rritje të nivelit të temperaturave, gjë që ka lehtësuar operacionet, sidomos në zonat e bllokuara dhe të izoluara të pjesës veriore, veri-lindore dhe jug-lindore të Shqipërisë".
“Aktualisht sot në mëngjes kemi rreth 19 komuna të bllokuara nga 22 që ishin ditën e djeshme. Kjo tregon që kushtet e motit vërtet na kanë lehtësuar, por nga ana tjetër janë rritur operacionet në terren nga forcat operacionale. Në këto operacione veprojnë forcat e shtabit të Përgjithshëm, drejtorive të rrugëve rajonale dhe nacionale.
Sipas Ollit këto janë operacione në masë që kanë pasur prioritetet e tyre, ku kryesorja ka qenë shpëtimi i jetëve njerëzore.
“Gjatë ditë së djeshme kemi kryer rreth 15 fluturime në zona të ndryshme të vendit që kanë bërë të mundur transportimin e atyre njerëzve që kanë qenë në nevojë”, tha Olli.

FORCAT AJRORE TË USHTRISË 60 MISIONE NE ZONAT E BLLOKUARA
Që prej fillimit të operacionit të emergjencës civile, pas reshjeve të dendura të dëborës në vend, helikopterët e Bazës Ajrore të Farkës kanë kryer mbi 60 misione dhe 76 orë fluturimi. 

Ndërkohë, janë evakuar mbi 72 persona të sëmurë, gra shtatëzëna, të moshuar dhe fëmijë, si dhe banorë të bllokuar nga bora, ndërsa janë shpërndarë rreth 57 tonë ndihma ushqimore dhe medikamente mjekësore.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, që nga fillimi i operacionit të emergjencës, helikopterët e Bazës Ajrore të Farkës kanë kryer mbi 60 misione dhe 76 orë fluturimi. Janë evakuar mbi 72 persona të sëmurë, gra shtatëzëna, të moshuar dhe fëmijë, si dhe banorë të bllokuar nga bora. Gjithashtu janë shpërndarë rreth 57 tonë ndihma ushqimore dhe medikamente mjekësore.

MPPT: Situata ne akset rrugore
Sipas Ministrise se Puneve Publike dhe Transporteve rritja e temperaturave në të gjithë vendin ka përmirësuar qarkullimin e mjeteve në zonat veriore dhe juglindore të vendit. Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, përveç rrugës Qafë Mali - Qafë Shllak, që është e bllokuar dhe po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë.

Ministria e Transportit bën me dije se është përparuar nga ana e Qafë Shllakut deri në Qafë Plepi ku qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në qarkun e Dibrës, ka reshje shiu të përziera me borë.

Rrethi Peshkopi
Rr.Ura e Topojanit - Peshkopi qarkullimi me dy kalime pa zinxhirë
Rr.Maqellarë - Bllatë qarkullimi me dy kalime pa zinxhirë
Rr.Peshkopi-Muhur- Qafë Draj deri në Zall Dardhë qarkullohet me zinxhirë, seg. në vazhdim deri në Q.Draj i bllokuar.

Rrethi Bulqizë
Rr.Qafë Bualli - Ura e Topojanit qarkullimi me dy kalime pa zinxhirë,
Rr.Bulqizë (U.Cerenecit) - Steblevë e kalueshme deri në Qafe Dragalice me zinxhire. Pjesa tjetër e bllokuar deri në Steblevë, po punohet me mjete të rënda me zinxhirë.
Rr.Qafë Bualli - Krastë qarkullimi me një kalim me zinxhirë.

Rrethi Matit
Rr.Skuraj - Burrel - Qafë Bualli deri në Qafë të Buallit, qarkullimi me dy kalime pa zinxhirë.
Rr.K/Rrugë Kombëtare - Ulëz qarkullimi kryhet pa zinxhirë, pa probleme

Në qarkun e Kukësit, nuk ka reshje.
Rr.Kukës(Kalimash) - Qafë Shllak është e kalueshme pa zinxhirë deri në Vrish me një kalim. Po punohet për hapjen e 3 km të fundit.
Rr.Kukës - Krumë qarkullimi pa zinxhirë.
Rr.Kukës - Draj Reç (Peshkopi) deri në Kryq/Domaj është hapur, qarkullimi pa zinxhirë me një kalim me xhepa, pjesa deri në Bushtrice me një kalim me xhepa ndërrimi.
Rr.Kukës - Shishtavec po punohet për hapjen e 300 m të fundit deri në Shishtavec. Pjesa tjetër e kalueshme me zinxhirë.

Rrethi Has, nuk ka reshje
Rr.Krumë - Qafë Prush qarkullimi pa zinxhirë
Rr.Kam - Krumë qarkullimi lirisht pa zinxhirë.

Rrethi Tropojë nuk ka reshje
Rr.B.Curri (Sopot) - Kam, seg.Kam - Pac është i hapur me një kalim me zinxhirë. Seg. Pac -B.Curri i bllokuar, vazhdon puna për hapjen e tij.( L=20km, )
Rr.B.Curri - Fierzë qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë.
Rr.B.Curri - Sopot - Qafë Morinë e kalueshme pa zinxhirë, me një kalim me xhepa
Tuneli Kalimash-Kukës-dogana Morinë është e kalueshme pa probleme. Qarkullimi kryhet me katër korsi.(ka dalë në asfalt).

Qarku i Korçës, nuk ka reshje.
Rrethi Korçë - Devoll nuk ka reshje
Rr.Korçë - Petrushë qarkullimi pa zinxhirë,
Rr.Korçë - Qafë Qarri qarkullimi pa zinxhirë
Rr.Korçë - Kapshticë qarkullimi pa zinxhirë
Rr.Maliq - Lozhan qarkullimi pa zinxhirë
Rr.K/Boboshticë - Dardhë nga km (4-10) me dy kalime me zinxhirë, nga km (10 - 14) me një kalim me xhepa ndërrimi
Rr.K/Zëmblak - Goricë - Doganë qarkullimi pa zinxhirë
Rr.Korçë - Voskopojë qarkullimi pa zinxhirë
Rr.Bilisht - Hoçisht qarkullimi pa zinxhirë
Rr.Ura Hoçisht - Baban qarkullimi pa zinxhirë

Rrethi Pogradecit nuk ka reshje
Rr.Pogradec - Petrushë qarkullimi pa zinxhirë
Rr.Pogradec - Qafë Thanë qarkullimi pa zinxhirë
Rr.Pogradec - Drilon - Doganë qarkullimi pa zinxhirë

Rrethi Kolonjë nuk ka reshje
Rr. Qafë Qarri - Ersekë - Leskovik qarkullimi pa zinxhirë
Rr.Leskovik - Çarshovë qarkullimi pa zinxhirë

Në qarkun e Vlorës, Rr.Vlorë - Borsh, në Qafën e Llogarasë rruga e kalueshme pa zinxhirë. Hidhet kripe ne pikat ku ka ngricë
Në rrethin e Sarandës, nuk ka reshje Rr.Sarandë - Qafë Muzinë, qarkullimi pa zinxhirë, në Qafë Muzinë.

Në qarkun e Shkodrës nuk ka reshje
Rr.Shkodër - Bisht Jugë (Lezhë) e kalueshme pa zinxhirë,
Rr.Shkodër - Q/Qelë qarkullohet pa zinxhirë.
Rr.Shkodër - K/Hani Hotit (kufi M.e Madhe) e kalueshme pa zinxhirë,
Rr.K/Bushat - Mjedë e kalueshme pa zinxhirë
Rr.Harku Bërdicës - Velipojë e kalueshme pa zinxhirë
Rr.D/Laç - Koman qarkullimi kryhet me dy kalime pjesërisht me zinxhirë.
Rr.Ura e Bunës - Shirokë e kalueshme me nje korsi pasi punohet per Ujësjellës kanalizimet pa zinxhirë
Rr.Ura e Bunës - Muriqan e kalueshme pa zinxhirë
Rr.Rranxë - Kukel e kalueshme pa zinxhirë

Rrethi Malësi e Madhe nuk ka reshje
Rr.Kufi Shkodër - Hani Hotit aksi në ndërtim, e kalueshme pa zinxhirë
Rr.K/Dedaj - Razëm e kalueshme pa zinxhirë, vetëm në 1 km e fundit qarkullimi me zinxhirë.
Rr.K/Koplik - Bogë e kalueshme pa zinxhirë, vetëm në 1 km e fundit qarkullimi me zinxhirë.

Rrethi Pukë, nuk ka reshje
Rr.Q/Qelë - Pukë rruga e kalueshme me dy kalime pa zinxhirë.
Pukë - F.Arrëz - Qafë Mali, e hapur. Qarkullimi deri ne F.Arrëz me zinxhirë me dy kalime, F.Arrëz-Q.Mali me zinxhirë me një kalim. Po punohet
Rr.Qafë Mali - Qafë Shllak, e bllokuar, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë. është përparuar nga ana e Qafë Shllakut deri në Qafë Plepi ku qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Rr.Qafë Mali - Fierzë, rruga është e hapur deri në Dardhë, qarkullohet me një kalim me xhepa me zinxhirë.
Rr.K/Hadroj - Q.Bene , e kalueshme pa zinxhirë me dy kalime.

(d.b/el.me/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bulqizë, babë e bir të bllokuar prej 9 ditësh në mal Bora, Berisha: Kur Rama bënte ciu-ciu pushteti vendor hapte rrugët Rama: Qeveria organizon karnavale, i kthen shpinën izolimit nga bora Pukë, shembet catia, tentuan ta pastronin nga bora MPPT: Përmirësohet qarkullimi në të gjitha akset rrugore kombëtare Kukës, rinis procesi mësimor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›