“20 nëntori ndarja nga politika e vjetër”
11/11/2009 Opozita proteston për hapjen e kutive në Korçë
Opozita ka përqendruar gjithë vëmendjen e saj te protesta e 20 nëntorit në kryeqytet. Duke e konsideruar si një hap mjaft të rëndësishëm në gjithë aksionin e saj politik për të realizuar hapjen e kutive të votimit, përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e një kërkese të tillë, pothuajse në çdo dalje të tyre publike bëjnë thirrje për t’u bashkuar në shesh në këtë datë. Kësaj çështjeje i mëshuan me forcë të gjithë të majtët që referuan përpara elektoratit të tyre dje në qytetin e Korçës, i cili ishte stacioni i radhës i protestës së kampit opozitar. Në këtë mënyrë, edhe gjatë këtij manifestimi të majtët protestuan për hapjen e kutive të votimit, por më së shumti drejtuesit politikë të këtij kampi vunë theksin në rëndësinë në ditën kur do të kulmojë i gjithë ky organizim. Për këtë arsye kreu socialist Edi Rama gjatë fjalës së tij lëshoi thirrje për të gjithë shqiptarët që të bashkohen në shesh. Nga ana tjetër, ai ngriti përpara protestuesve dhe një tjetër çështje, përmes të cilës socialistët pretendojnë se mazhoranca po ndërhyn në kutitë e votimit me qëllim fshehjen e gjurmëve të vjedhjes elektorale. “Berisha të heq duart nga kutitë, sepse ndryshe do të kërkojmë rrëzimin e tij para zgjedhjeve që do të vijnë”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij. Po kështu, kreu i PS-së në vijim të kërkesës për hapjen e kutive nuk harroi të theksonte faktin se përmes realizimit të kësaj kërkesë do t’i hapet rrugë transparencës të zgjedhjeve, që nesër gjithkush të jetë i garantuar për votën e tij. Gjithashtu Rama u bëri thirrje shqiptarëve të mblidhen më 20 nëntor në Tiranë për të shembur murin e politikës së vjetër dhe murin që i pengon shqiptarëve që të shohin lirisht votën e tyre. “Të mblidhemi më 20 nëntor për të protestuar me forcë për shpresat dhe ëndrrat tuaja për të ardhmen, të cilat janë të burgosura në ato kuti”, - nënvizoi Rama përpara protestuevse. Por nga ana tjetër, kreu socialist ripërsëriti nga qyteti juglindor i vendit se “Partia Socialiste nuk do të hyjë në Kuvend, sepse nuk do të mbyll sytë ndaj së vërtetës dhe për t’u bërë bashkëfajtore me vjedhjen e votave”. I pranishëm në këtë protestë, ashtu sikundër dhe në tubimet e organizuara nga PS-ja në qytete të tjera, ish-përfaqësuesi i LSI-së Ndre Legisi i bëri thirrje kreut të kësaj partie, njëkohësisht numrit dy të qeverisë, Ilir Meta, të largohet nga kabineti qeveritar dhe të bashkohet me socialistët. Në gjykimin e tij, Meta duhet të heqë dorë nga mëritë dhe të bashkohet me të majtën, që e bëri kryeministër dhe disa herë ministër. Por duke argumentuar një kërkesë të tillë, Legisi theksoi se “Shqipëria nuk mund të integrohet e ndarë, prandaj e majta duhet të bashkohet”. Ndërkaq kreu i PDS-së Paskal Milo u shpreh në protestën e opozitës në qytetin e Korçës se vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme. Sipas Milos, nuk do të ketë negociata me një qeveri që mund të kërkojë kompromise të dëmshme për shqiptarët. Duke e quajtur PDS-në një alete të Partisë Socialiste, Milo theksoi se vetëm duke qenë grusht të bashkuar mund të fitohet. Ndërkaq pjesë e kësaj proteste ishin dhe deputetë të grupit parlamentar të PS-së, të cilët dhanë mesazhet e tyre para protestuesve. Kështu, deputeti Pandeli Majko vlerësoi se “ne nuk do të lodhemi për kërkesat tona dhe ky nuk është një dimër dosido, ky është dimri i vetmisë së madhe të Sali Berishës. 20 nëntori është fillimi i demonstrimit të madh të të gjithë shqiptarëve për hapjen e kutive”. Ndërsa deputetja Mimi Kodheli e cilësoi protestën e ardhshme në kryeqytet si një tubim që do shënojë një epokë të re drejt rrugës së Europës.