Shpëton për mrekulli nga treni
Një grua në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka shpëtuar vdekjes për mrekulli. Pamje amatore të një stacioni treni tregojnë se si gruaja në gjendje të dehur bie mbi shina teksa treni afrohej me shpejtësi. Ajo përpiqet të ngrihet por e ka të pamundur të qendrojë në këmbë. Duket sikur heq dorë dhe qëndron e shtrirë mbi shina. Treni afrohet me shpejtësi ndërkohë që një grup njerëzish në panik i bëjnë me dorë makinistit që të ndalojë. Ky i fundit pasi shikon gruan e shtrirë në shina arrin të ndalojë. Treni qëndron pak centimetra afër gruas, e cila arrin të çohet e të marrë ndihmën e duhur. Makinisti u nderua nga zyrtarët e linjës hekurudhore për aftësitë e tij.