E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blatter, Stop amerikano-jugorëve në Europë

Presidenti i FIFA, Joseph Blatter, ka thënë se po kërkon të luftojë mbipopullimin e futbollistëve amerikanojugorë në Europë. I pranishëm në Meksikë për të prezantuar fanelën e re të kombëtares vendase, Blater ka deklaruar se futbollistët amerikanojugorë, veçanërisht argjentias dhe brazilianë po mbushin klubet europiane. Ata marrin shumë lehtë një pasaportë europiane. Duhet të ndërhyjmë ka thënë kreu u FIFA-s që të rritet periudha para se të marrin atë që quhet natyralizim i një sportisti që aktualisht është 5 vjet.
Blater ka marrë shembull Meksikën, e cila është kualifikuar për në finalet e botërorit të 2010 por në përbërje të saj ka 2 futbollistë të huaj, një brazilian dhe një argjentinas. Një sportist që vesh një herë të vetme fanelën e kombëtares përkatëse nuk mund të luajë me përfaqësuese të tjera.
Federata Shqiptare e Futbollit prej disa vitesh po aplikon një formulë që favorizon futbollistët vendas dhe veçanërisht të rinjtë që vijnë nga ekipet e moshave. Megjithatë edhe në superligë dhe në kategorinë e parë luajnë futbollistë argjentinas, brazilianë dhe afrikanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›