E Diel, 1 Nëntor 2026

Taçi i drejtohet gjykatës, kërkon të zëvendësojë masën

11/11/2009  Avokatët kërkojnë lirimin

TIRANË -Vetëm katër ditë më parë Rezart Taçi dëgjoi nga gjyqtarja Fahrije Budo vendimin që e la atë në arrest burgu. Ishte ditë e shtunë datë 7 nëntor, kur iu komunikua masa e vendosur në mungesë. Ndërkohë që nuk zgjati shumë dhe avokatët Maksim Haxhia dhe Artan Hajdari i drejtohen sërish Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë me një kërkesë më të avancuar. Dje avokatët depozituan një kërkesë nëpërmjet së cilës kërkojnë lirimin e të pandehurit Rezart Taçi, të cilit iu refuzuan edhe 100 mijë euro garanci pasurore në kërkim të lirisë. Avokatët pretendojnë se masa me burg e dhënë ndaj Reçit duhet të kthehet në detyrim për paraqitje. Objekti i kërkesës është ndryshimi i vendimit të parë. Avokatët pas depozitimit të kërkesës në gjykatë janë shprehur se shqyrtimi i saj duhet të bëhet në bazë të ligjit brenda pesë ditëve nga hedhja e shortit. Rezart Taçi akuzohet për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës në bashkëpunim me dy truprojat e tij. Taçi ka goditur për shkak të detyrës gazetarin Mero Baze. Ndërkohë që ky i fundit ishte në shoqërinë e dy kolegëve të tjerë Andi Bushati dhe Arban Hasani. Në arrest me burg u lanë nga gjykata edhe dy truprojat e Taçit, të cilët goditën Bazen. Ndërsa këta të fundit ende nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim të hollësishëm për ngjarjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›