E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 pedagogë të rinjë këtë vit në universitetin “A. Xhvani” në elbasan

Në Universitetin " Aleksandër Xhuvani" është  hapur proçesi i aplikimeve për pranimin e 20-të  pedagogëve të rinj, ku bëhet fjalë edhe për studentë të cilët kanë përfunduar studimet e larta në vende të ndryshme të Europës. Rektori i universitetit Liman Varoshi tha se " vitin e kaluar rektorati krijoi një përvojë për rekrutimin e këtyre pedagogëve, i cili rezultoi i sukseshëm". Po sipas Varoshit rektorati standartizoi një proçes të tillë konform përvojave bashkëkohore që ofrojnë universitetet e Europës, por edhe të vendit tonë. " Përmes këtij proçesi rekrutimi kemi bërë shumë kujdes që në universitet të rekrutohen të gjithë ata asistentë pedagogë që gëzojnë një integritet të plotë moral, qytetar, dhe itelektual. Minimumi, kandidatët që ofrohen në këtë universitet duhet të kenë përfunduar masterin e nivelit të dytë, dhe jo vetëm kaq, por të jenë të rregjistruar edhe në proçesin e doktoraturës tha Varoshi. Sipas tij,  me të gjithë të rekrutuarit rishtaz, rektorati harton një kontratë një vjeçare ku në fund të kësaj kontrate shihet realizimi i kritereve të kontratës. Në vitin e ri akademik 2009-2010, në Universitetin "Aleksandër Xhuvani", për herë të parë do të ulen në auditor rreth 2140 studentë.Universiteti  përbëhet nga 4 fakultete dhe 22 degë që do të ndjekin studimet në vitin e ri akademik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›