E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës garanton siguri gjatë sezonit veror 2009

Me qëllim krijimin e kushteve normale të pushimit si për shtetasit shqiptarë, ashtu edhe për turistët që  frekuentojnë plazhin në bregdetin e Kavajës; Golem,  etj, apo zonat turistike të Qarkut të Tiranës, për "Sezonin Turistik Veror të vitit 2009", një sërë masash janë marrë nga policia e kryeqytetit në drejtim të parandalimit të veprimtarisë kriminale dhe rritjes së sigurisë në vendet e pushimit. Burime zyrtare në policinë e Tiranës, bënë të ditur se, një plan masash i hartuar për parandalimin e ngjarjeve kriminale, sigurimin e rendit dhe qetësise, levizjen dhe qarkullimin normal të mjeteve dhe këmbësorëve në rrugë, në plazhe e në zona të tjera turistike, u është përcjellë dhe është vënë në zbatim nga Komisariatet e Policisë Nr.1, 2, 3, 4, 5, 6, Rrugore Tiranë dhe Komisariati i Policisë. Punonjësit e Policisë në Zona për këtë qëllim, kanë marrë informacione të mjaftueshme mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike në zonat që mbulojne, ku takimet dhe informacionet janë shpejtuar në drejtim të rritjes së sigurisë në hotele, bare, restorante etj. Gjithashtu, burimet sqarojnë se jane marrë masa për mbulimin e akseve rrugore: Kamëz-Tiranë, Rinas-Tiranë, Tiranë-Ndroq-Plepa, Tirane-Vorë-Durrës, Tiranë-Kërrabë, Tiranë-Dajt, dhe në akset rrugore të rrethit të Kavajës, me shërbime të policisë rrugore dhe ato të policisë së rendit, gjatë diteve të javës dhe sidomos në ditet e shtuna dhe të djela, duke kryer dhe shërbime suplementare policie.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›