E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i Partisë Federale të Austrisë uron Berishën për fitoren e zgjedhjeve


Kryeministri Berisha ka marrë sot një letër urimi nga kryetari i Partisë federale të Austrisë zoti Josef Proll, për fitoren në zgjedhjet parlamentare.


Në këtë letër, zoti Proll shprehet:


“Më lejoni tu uroj për suksesin tuaj në zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat përkrahin fuqishëm udhëheqjen politike të Partisë Demokratike dhe dëshmojnë mbështetjen e vazhdueshme të votuesve shqiptarë për politikën dhe përkushtimin tuaj për forcimin e perspektivës evropiane për vendin tuaj.


Unë ju uroj gjithë të mirat për mandatin tuaj të ri dhe suksese në ndërtimin e një qeverie të fortë dhe të qëndrueshme, e cila do të zbatojë reformat e nevojshme drejt rritjes së mirëqënies dhe sigurisë, në të mirë të qytetarëve shqiptarë."


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›