20 viktima në aksidentin e nëndetëses ruse
Burime zyrtare bënë dje me dije se keqfunksionimi i sistemit të sigurisë në një nëndetëse nukleare ruse, që po kryente një test në Detin e Japonisë, shkaktoi asfiksimin e 20 pjesëtarëve të personelit, ndërkohë që 21 të tjerë u dërguan urgjentisht në spital. Është aksidenti më i madh i marinës ruse që prej katastrofës së nëndetëses nukleare "Kursk", e shkaktuar prej shpërthimit të torpedave brenda bordit të saj.
Viktimat u mbytën të shtunën, pasi sistemi kundër zjarrit i nëndetëses u aktivizua aksidentalisht, duke lëshuar në brendësi të saj gaz freon, bëri me dije Sergei Markin, zyrtar i agjencisë më të rëndësishme investigative në Rusi. Zyrtari tha se testet shkencore kishin zbuluar praninë e këtij gazi në mushkëritë e viktimave. Vetë nëndetësja nuk pësoi dëme dhe udhëtoi pa problem të dielën drejt bazës së saj në bregun rus të Paqësorit, tregoi për mediat zëdhënësi i Marinës ruse, kapiteni Igor Dugalo. Reaktori nuklear, që i jep nëndetëse forcën shtytëse, punoi normalisht dhe nivelet e rrezatimit brenda bordit qenë gjithashtu brenda normave. Sipas kapitenit Dugalo, aksidenti përfshiu dy sektorë në zonën e kiçit të nëndetëses. 17 civilë dhe tre marinarë gjetën vdekjen përgjatë aksidentit, ndërkohë që 21 të tjerë u shtruan urgjentisht në spital, pasi u evakuuan përmes një destrojeri, i cili i transportoi deri në breg, bëri me dije në një deklaratë për shtyp Sergei Markin.
Lev Fjodorov, një kimist ekspert, shpjegoi se gazi freon shty jashtë ambienteve të kiçit oksigjenin, duke shkaktuar vdekjen nga asfiksia të atyre që gjendeshin brenda. Shtoi gjithashtu se të dhënat e pakta zyrtare ja vështirësonin arritjen e një konkluzioni më të saktë për çfarë mund të ketë ndodhur në nëndetëse. Nuk është bërë ende e qartë përse viktimat nuk arritën të aktivizojnë pajisjet individuale të frymëmarrjes, të cilat supozohet t‘i kishin me vete.
Dugalo bëri me dije se në mjetin lundrues, i cili u kthye në bazën e vet pranë Vladivostokut, gjendeshin 2008 vetë, 81 prej të cilëve personel shërbimi. Sipas agjencive ruse të lajmeve, mësohet se nëndetësja quhej "Nerpa" dhe qe ndërtuar në kompleksin "Amur Shipbuilding Factory". Mjeti bënte pjesë në Klasën Akula II të nëndetëseve sulmuese dhe ndërtimi i saj kishte nisur në vitin 1991, për t‘u pezulluar për mungesë fondesh. Testimet e nëndetëses nisën muajin e shkuar dhe zhytjen e parë e kreu javës së shkuar.
Aksidenti i së shtunës vjen në një çast kur Kremlini po përpiqet të rivendosë prestigjin ushtarak në ujërat botërore. Një skuadër mjetesh detare po udhëton drejt ujërave venezueliane për manovra të përbashkëta ushtarake me këtë shtet - tregim muskujsh fare pranë ujërave amerikane. Por, pavarësisht përpjekjeve të Vladimir Putinit, sidomos gjatë tetë viteve qëndrim në postin e Presidentit të vendit, forcat e armatosura ruse vuajnë ende nga infrastruktura e rrënuar ushtarake, vjetrimi i arsenalit ushtarak, si dhe nga probleme të shumta, që kanë të bëjnë me mungesën e kompetencës e korrupsionin.