Karla Bruni rihap çështjen e batutës mbi ngjyrën e Obamës
Karla Bruni deklaroi se ndihej e lumtur që nuk është më italiane pas frazave të Silvio Berluskonit, i cili e përkufizoi Presidentin e sapo zgjedhur amerikan si "gjithnjë i nxirë nga dielli". Bashkëshortja e Nikolas Sarkozi në shkurtin e këtij viti është kthyer në nënshtetase franceze. "Kur dëgjoj Berluskonin që i merr kaq me shaka faktin që Obama është ‘gjithnjë i nxirë nga dielli‘, se si ndihem. Do kalojë gjithçka nën justifikimin e humorit... Por shpesh jam shumë e lumtur që jam franceze", deklaroi Karla Bruni, në një intervistë të publikuar dje në "Le Journal du Dimanche".
Përveç kësaj, në intervistë Zonja e Parë e Francës vërejti se, në cilësinë e bashkëshortes së Presidentit, nuk e konsideronte më me vend nënshkrimin e peticioneve, por se dëshironte të impenjohej për problemet e barazisë racore, duke dhënë kontributin e vet për ndryshimin e mentalitetit të elitës franceze. "Po të isha thjesht ‘këngëtarja Karla Bruni‘ do e kisha firmosur pa probleme manifestin për barazi në Francë (i cili është publikuar këto ditë), por quhem Bruni-Sarkozi dhe emri im më përket më pak". Megjithatë, këngëtarja-modele pranoi se miratonte në vija të përgjithshme këtë tekst: "Kam pyetur gjithnjë veten nga se përbëhet boshti kryesor i shoqërisë sonë, duke parë se elita, parlamenti, qarqet e larta, përbëhen nga njerëz kaq të bardhë, ndërkohë që shoqëria në tërësi është e përzier". Më pas vazhdoi: "Jemi paralizuar nga zakonet e traditat. Pushteti vazhdimisht ka pasur të njëjtën fytyrë, burra të bardhë e në të shumtën të moshuar. Im shoq nuk është Obama. Por, francezët votuan për birin e emigrantit hungarez, babai i të cili e flet gjuhën me aksent të huaj, me nënë me origjinë hebraike. Ai vetë ka pranuar gjithnjë se ndihet pak si francez i ardhur nga diku tjetër. Po ashtu si edhe unë, nuk i korrespondoj profilit të Zonjës së Parë: jam artiste, e lindur në Itali!".
Më pas, Karla foli për një episod racist të ndodhur në vitin 1992 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: "Ishim në Karolinën e Jugut për disa ditë për punë. Por unë dhe Naomi drekonim gjithnjë në rulotat tona, edhe pse aty pranë gjendej një restorant i mirë. Kur pyeta për motivin, më thanë se Naomin nuk do e lejonin kurrë të hynte, pasi qe e zezë. Kështu që fitorja e Obamës më dhuroi një gëzim të jashtëzakonshëm".