E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 vjet pas rënies së Murit

Berlini nderohet me "Princi i Asturias për Harmoninë 2009"
Qyteti i Berlinit, në Përvjetorin e XX të rënies së Murit të Berlinit fitoi Çmimin "Princi i Asturias për Harmoninë 2009", siç u bë publike sot në Oviedo nga Juria e ngarkuar për të dhënë këtë çmim.


Muri i Berlinit, simbol i Bashkimit Europian, për shumë dekada u bë përfaqësimi botëror i Luftës së Ftohtë. Revolucioni paqësor që shpuri rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989 dhe më vonë në Bashkimin e Gjermanisë, ka tërhequr qysh atëherë miliona njerëz në të gjithë botën, duke kontribuar në një masë të madhe në ristabilizimn e ekuilibrit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes.


Pikërisht për këtë juria e Oviedos vendosi t'i japë këtij qyteti Çmimin "Princi i Asturias për Harmoninë Qyetit të Berlinit, në Përvjetorin e XX të rënies së Murit të Berlinit," duke simbolizuar në të, si ata të cilët me humbjen e jetës apo të lirisë së tyre, luftuan drejtpërsëdrejti për ta kapërcyer, ashtu edhe ata miliona qytetarë që pas rënies së tij, ishin në gjendje të ndërtonin mbi plagët e ndarjes një shoqëri të hapur, mikpritëse dhe kreative, një bërthamë harmonie në zemër të Gjermanisë dhe Europës që jep kontributin e vet në mirëkuptimin, bashkëjetesën, drejtësinë, paqen dhe lirinë në botë".


Në këtë edicion të Çmimit Princi i Asturias për Harmoninë u paraqitën 44 kandidatura nga Gjermania, Argjentina, Bosnja, Brazili, Kanadaja, Kuba, Kroacia, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA, Etiopia, Franca, India, Italia, Irani, Liberia, Nigeria, Palestina, Peru, Tibet, Turqi, Venezuelë, Zimbabve dhe Spanja. Ndërmjet fituesve të viteve të kaluar të këtij çmimi mund të veçojmë Ingrid Betancourt, Joanne Kathleen Rowling, Mbreti Hysein i Jordanisë, UNICEF, Karitasi spanjoll, WWF, Organizata Mjekët pa Kufi etj..
Ky çmim ishte i fundit nga tetë Çmimet Princi i Asturias që jepen këtë vit, dhe që përkojnë me edicionin e njëzet e nëntë të tij.


Më përpara i është dhënë Çmimi Princi i Asturias për Artet arkitektit britanik, Norman Foster; ai i Koperacionit Ndërkombëtar, Organizatës Botërore të Shëndetit, Çmimi Princi Asturias për Shkencat Sociale, natyralistit britanik, David Attenborough, ai i Komunikimit dhe Shkencave Humane, Universitetit Kombëtar Autonom të Meksikës; Çmimi Princi i Asturias për Kërkimin Shkencor dhe Teknik inxhinierëve amerikane, Martin Cooper dhe Raimond S.


Tomlinson; Çmimi Princi i Asturias për Letërsinë i shkoi shkrimtarit shqiptar Ismail kadare dhe Çmimi për Sportet atletes ruse,Yelena Isinbayeva.
Secili prej çmimeve ka një vlerë monetare prej 50 mijë euro, si dhe përfshin një statujë të krijuar posaçërisht nga skulptori i famshëm Joan Miro, një diplomë dhe simbolet akredituese.


Ceremonia e ndarjes së të gjitha çmimeve do mbahet më 23 tetor në Oviedo, në një akt solemn të kryesuar nga Princi i Asturias. Në këtë ceremoni, Princi Felipe i Asturias do të mbajë fjalimin përshëndetës, ndërsa në emër të fituesve të tetë çmimeve të këtij viti është përzgjedhur për të mbajtur fjalimin e rastit, fituesi i Çmimit Princi i Asturias për Letërsinë, Ismail Kadare.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›