E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktivistët: 28 të vrarë nga forcat siriane

Aktivistët thanë se forcat siriane të sigurisë kanë vrarë të paktën 28 njerëz dhe kanë plagosur qindra të tjerë në protestat anti-qeveritare të mbajtura të premten.

Një zëdhënës i Komisionit lokal Koordinues, që po regjistron demonstratat anti-qeveritare tha se 22 nga të vrarët kanë vdekur në kryeqytet dhe periferinë e tij, duke shënuar kështu shifrën më të madhe të të vdekurve në Damask deri më tani.

Demonstratat e së premtes për rrëzimin e presidentit Bashar Asad ishin më të mëdhatë që nga kryengritja që filloi më shumë se katër muaj më parë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›