E Diel, 1 Nëntor 2026

20 vjetori i FRESSH, Veliaj: Një "rifresh" zgjidhja për Shqipërinë

TIRANË- Forumi i të Rinjve Socialistë feston sot 20 vjetorin e themelimit të tij në Pallatin e Kongreseve, ku rreth 5000 të rinj do të bashkohen për një “RE;FRESSH” të PS-së dhe forumit të tyre.

Në aktivitetin kryesor në Pallatin e Kongreseve janë të pranishëm kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama drejtues të tjerë të lartë të PS-së si dhe një pjesë e themeluesve të FRESSH-it. Ndërkohë përveç organizimit në Pallatin e Kongreseve, të rinjtë do të marshojnë dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Erion Veliaj, sekretari socialist për rininë në Partinë Socialiste, gjatë fjalës së tij sot deklaroi se, vetëm të rinjtë mund ta ndryshojnë Shqipërinë. “Një rifresh, një rifreskim i të gjitha ideve tona është zgjidhja për Shqipërinë”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se sot “Në Shqipëri ka 1 milion të papunë, ai që është ulur sot krah jush është i papunë. Ata janë të rinj, janë të shkolluar dhe janë të pashpresë”.
E vetmja ide finale e 99% të të rinjve të ndershëm shqiptar sot është që të ikin, pasi nuk mund të gjejnë punë, tha Veliaj më tej.
“Nëse jeni fëmijë apo dhëndër i familjeve në pushtet mund të punosh ku të duash, në ministri në ambasadë. Sot shoqëria më e pabarabartë se kurrë”, shtoi Veliaj.

(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FRESSH, Rama dy anë medaljeje: Majko i pastër, Meta i pisët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›