E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i zgjerimit në KE Sannino sot në Tiranë

Drejtori i përgjithshëm i zgjerimit në Komisionin Evropian Stefano Sannino do të vizitojë sot Tiranën.
 

Mësohet se Sannino do të takohet me autoritetet më të larta të shtetit për të diskutuar për situatën politike në vend dhe avancimin e përmbushjes së 12 rekomandimeve të BE-së.
 

Takimet do të nisin në orën 09:30 me kryeministrin Sali Berisha për të pasuar me një takim në orën 11:10 me kryetarin e opozitës Edi Rama ndërsa në orën 15:30 me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto.
 

Sannino mësohet se do të mbyllë turin e takimeve në Tiranë në orën 16:30 me ministren e integrimit Majlinda Bregu.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›