20 vjetori i PD-së në Berat, Berisha: Viti i reformave të mëdha
Në një miting për 20-vjetorin e krijimit të degës së Partisë Demokratike në Berat, kryeministri Sali Berisha theksoi se tashmë pas 20 vitesh ne njohim lirinë dhe të drejtat njerëzore.
“Sot pas 20 vitesh, ne duhet të ndjehemi mirënjohës më shumë se kurrë me njeri-tjetrin, që 20 vjet më parë, lirinë e kishim apiratë në shpirt. Kemi krijuar Shqipërinë e lirë në të cilën çdo qytetarë me bindjet e tij politke, respektohet dhe është qytetar i barabartë përpara ligjit. Shqiperia është sot ne Nato dhe ne e bëmë përpara kombeve të shtypura nga komunizmi. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe më e sigurtë ne historinë e saj”
Veç arritjeve, kryeministri Berisha tha se sot duhet të ndjehemi më krenarë pasi ne ia dolëm “për të përmbushur objektivat kryesore, kjo si apiratë e lirive dhe të drejtave tona njerezore, e vlerave të qytetërimit, si aspiratë të interesit kombëtarë”.
Berisha përmendi lëvizjen e lirë pa viza, dhe progreset e arritura duke i mbijetuar krizës në saj, ne saje të reformave të shkëlqyera të ndërmarra gjatë këtyre viteve”.