Shkup, policia arreston vrasësin serial
SHKUP- Policia maqedonase tha sot se ka arrestuar një vrasës serial. Sipas Ministrisë së Brendshme në Shkup, fjala është për të dyshuarin Viktor Karamarkov, 28 vjeç, i cili ka pranuar para hetuesve vrasjen e katër grave dhe plagosjen e tri të tjerave.
Krimet kanë ndodhur pasi vrasësi serial ka hyrë në banesat e viktimave për të vjedhur, dhe ato e kanë kundërshtuar. Thuajse të gjitha vrasjet kanë ndodhur me sopatë, një mjet që killeri e mbante fshehur nën rroba. Ai hynte në shtëpitë e grave të vetmuara duke kërkuar ndihmë për nënën e tij dhe më pas tentonte të grabiste. Me të ndeshur në kundërshtimin e viktimave, ai i vriste ato. Policia tha se me paratë e fituara nga sendet e grabitura pas vrasjeve, i arrestuari blinte drogë të cilën e përdorte rregullisht.
Policia tha se mori informacion për të kërkuarin pas vrasjes së fundit të kryer prej tij pasi ai shkoi në treg për të shitur bixhuteritë e grabitura.
Ndërsa rënditi akuzat ndaj killerit policia tha se 28 vjecari akuzohej për vrasjen e 83 vjeçares Lubica Hristovska, 69 vjeçares Elena Mieva, 71 vjeçares Bosillka Krasojevi, si dhe 76 vjeçares Vera Bogoevska.
Në aksionin për kapjen e tij morën pjesë mbi 200 efektiva të policisë maqedonase.
(e.n/News24/BalkanWeb)