E Shtunë, 31 Tetor 2026

20-vjetori i repartit RENEA

Operacione të suksesshme, arrestime të bujshme, operacione shpëtimi në zona të përmbytura, si dhe lirim të pengjeve. Të gjitha këto mbajnë vulën e një reparti, i cilësuar si reparti elit i policisë shqiptare RENEA. Në 20-vjetorin e krijimit, efektiva të këtij reparti kanë demostruar operacionet që ata kryejnë duke shënuar edhe suksese të një pasnjëshme.
 

Kështu në prani të eprorëve të tyre forcat RENEA kanë demostuar disa nga operacionet e tyre. Ku ministri i brendshëm Bujar Nishani si dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj kanë falenderuar ata që quhen “djemtë e Reneas”.
 

Por kur është krijuar ky repart?

Në vitin 1982, u krijua Batalioni 326, antidemonstratë, i Ministrisë së Brendshme.  Elementët e përzgjedhur në atë kohë, ishin ushtarakë profesionistë dhe vinin kryesisht nga policia, nga Garda e Republikës, nga zhytësit e Marinës Luftarake, etj. Ndryshimi I regjimit ka sjell edhe ndryshimin e emrit të këtij reparti ku në 1991 do të marrin emrin RENEA pra do të quhej Reparti i Eliminimit dhe Neutralizimit të Elementëve të Armatosur.

Armatimi bazë i Repartit 326 ishte ai tipik i Forcave të Armatosura, AK-47 dhe AKMS e pistoleta TT 33. Si armatim special përdorej snajperi "Dragunov", thika-pistoletë M 316, pistoleta "Makarov", "Stechkin" me kalibër 9,2x18 PM 54. Nga viti 1992 arritën snajper të një cilësie të mirë të pajisura me dylbi dite dhe nate. Në të njëjtën kohë u adoptuan edhe dy armë që janë adoptuar nga të gjitha njësitë antiterroriste të botës si pistoleta "Beretta" 92 FS dhe SMG gjermane, "Heckler und Koch" MP5 dhe MPK.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›