E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet buxheti për partitë, socialistët thyejnë bojkotin

Partia Socialiste ka thyer sërish bojkotin e saj të votimeve në Kuvend. Por sërish kanë qenë interesat e ngushta financiare, ato që kanë bërë që deputetët socialistë t’i kthehen sërish votimit në Kuvend. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht për miratimin e vendimit, për shpërndarjen e 650 milionë lekëve të vjetra për partitë politike për fushatën zgjedhore dhe ku pjesën dërmuese e marrin pikërisht socialistët dhe demokratët. Për rrjedhojë, vendimi për shpërndarjen e këtij fondi ka marrë plot 116 vota pro, si asnjë ligj apo vendim tjetër, i miratuar dje në seancë. Nëpërmjet këtij vendimi bëhet e mundur që 6 partive parlamentare t’u jepet 650 milionë lekë mbështetje për zgjedhjet e ardhshme vendore. Shumë nga e cila, PD dhe PS do të marrin jo pak por afërsisht 610 milionë lekë të vjetra dhe të gjitha forcave të tjera u takojnë mbetja. Nga përllogaritja e të dyja formulave që përcakton Kodi, rezulton se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste marrin shuma gati të përafërta me njëra-tjetrën. Më konkretisht, PD pritet të marrë afërsisht 306 milionë të vjetra, ndërsa PS 304 milionë. Lëvizja Socialiste për Integrim është forca e tretë që arrin të sigurojë fonde nga zbatimi i të dyjave formulave, duke marrë afërsisht 29 milionë lekë të vjetra. Tre forcat e tjera, PR, PBDNJ dhe PDIU arrijnë të marrim më pak se 3 milionë lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›