200 pallatet pa hipotekë, banorët, pronarë pa prona
Nga Artur Korriku
Pronarët e apartamenteve kanë paguar mijëra euro për blerjen e tyre dhe akoma nuk disponojnë certifikatat e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Durrësit
DURRES-Një numër mjaft i madh pallatesh, edhe pse kanë vite që janë ndërtuar ende kanë mbetur të pa hipotekuar. Pronarët e apartamenteve kanë paguar mijëra euro për blerjen e tyre dhe akoma nuk disponojnë certifikatat e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Durrësit. Një pjesë e tyre ka dëshirë që t'i shesë hyrjet, por e ka të pamundur pasi blerësit kërkojnë dokumentet hipotekore. Pallatet ende të pahipotekuara kanë shkelur kushtet e projekteve duke rritur sipërfaqet e ndërtimit, duke ngritur kate mbi projektet apo duke ngritur shtesa në krah të pallateve të vjetra, pa marrë fare leje në zyrat përkatëse.
PALLATET
Edhe pse nuk ka një evidentim të saktë të numrit të pallateve të pahipotekuara, për ndërtuesit kjo shifër varion nga 25 deri 30 për qind të numrit të përgjithshëm të ndërtimeve. Ka pallate që janë ndërtuar që 10 vjet të shkuara dhe ende rezultojnë të pahipotekuar. Në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme sqarojnë se punonjësit e këtij institucioni kanë qenë të detyruar të kthejnë mbrapsht një numër të madh praktikash, pasi ato kanë pasur mungesa të mëdha dokumentacioni apo janë gjetur me shkelje të kondicioneve të ndërtimit duke i krahasuar me projektet. Një pjesë tjetër nuk ka paraqitur lejet e shfrytëzimit të ndërtesave. "Vetëm shtesa pallatesh nga 4 deri në 6 kate numërohen 100. Që të gjitha janë pa hipotekë, pasi janë ndërtuar pa leje", - pohojnë për Gazetën drejtues të saj. Pronarët e tyre, duke shfrytëzuar hapësirën që ka krijuar ligji për legalizimin, kanë aplikuar pranë degës përkatëse në Durrës. Gjithashtu, është edhe një numër i madh pallatesh në zonën e plazhit që ende nuk është hipotekuar për të njëjtat shkaqe. Banori i një pallati tregon se edhe ai, së bashku me komshinjtë nuk disponon certifikatë hipotekore. Për këtë arsye ata kanë paguar nga 10 mijë deri 15 mijë euro më pak për çdo hyrje se vlera reale, me kusht që këtë pjesë ta shlyejnë kur të kenë në dorë certifikatën hipotekore.
PASOJAT
Për shkak të mungesës së hipotekës të mijëra apartamenteve në qytetin e dytë të vendit, në arkën e shtetit rezulton një fitim i munguar prej miliona dollarësh. Kjo për shkak se nuk është paguar një pjesë e detyrimeve financiare dhe nga ana e ndërtuesve. Specialistët e ndërtimit sqarojnë se kjo situatë e ka zgjidhjen e saj ligjore. Të gjitha pallatet që kanë shkelje të kondicioneve të ndërtimit e që konsistojnë kryesisht në rritjen e sipërfaqeve së ndërtimit jashtë projekteve, duhet të gjobiten dhe më pas të procedohet normalisht. Por kjo pjesë e ligjit nuk është zbatuar në asnjë rast, si nga ana e Policisë së Ndërtimit, ashtu edhe nga Zyra e Hipotekës. Nga një verifikim i kryer disa kohë më parë nga ana e ndërtimorëve, në linjën Currila-Durrës, u konstatuan mbi 60 pallate me shkelje në lartësi. Edhe kjo kategori ka menduar t'i ligjërojë shkeljet me anë të procesit të legalizimit. Ekziston edhe një numër i vogël pallatesh që kanë mbetur gjithashtu pa u hipotekuar për shkak se nuk kanë zgjidhur detyrimet me arkeologjikun, për shkak se në themele mbartin vlera të kulturës antike dhe ju duhet të sigurojnë kushte që ato të mund të vizitohen. Në Durrës, nga viti 1993 deri në vitin 2007 janë ndërtuar 412 pallate të reja.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)