Rama akuza Berishës për dështimin në arsim
Gjatë zhvillimit të Konferencës Kombëtare të PS-së per Arsimin kreu i saj Edi Rama ka drejtuar akuza ndaj qeverisë Berisha lidhur me problemet që ekzistojnë në arsimin në vend.
DURRËS - Gjatë Konferencës Kombëtare të PS për Arsimin në Durrës kryetari Rama ka deklaruar se me qeverisjen e demokratëve, arsimi ka humbur identitetin e tij, duke akuzuar kryeministrin Berisha si shkak kryesor për thellimin e krizës në arsim. “10 për qind analfabetë kemi sipas shifrave zyrtare në Shqipëri. Në Shqipërinë e tij të moshës së internetit e cila sot më shumë se sa një kompjuteri i ngjan këpusë së Lulit të vocërr”, tha Rama.
I sigurt në fitoren e së majtës lidhur me zgjedhjet e vitit 2009, Rama ka deklaruar se në Qershorin e vitit të ardhshëm do të hapet një faqe e re për arsimin në vend. “Arsimimi është fuqia më e madhe çliruese e energjive të njeriut dhe forca më e jashtëzakonshme e progresit social, garanci e pakonkurrueshme për mirëqenien kombëtare”, ka përfunduar fjalën e tij kreu i PS Edi Rama. Me një pjesëmarrje të madhe nga i gjithë vendi, mësues, pedagogë, nxënës, studentë, e prindër, ndoqën punimet e kësaj konference, që ishte e para ndër shtyllat e programit të ri që PS qe ka marrë përsipër të ndërtojë për zgjedhjet e vitit 2009.
Ndërkohë, gjatë zhvillimit të konferencës të tjerë drejtues të Partisë Socialiste kanë theksuar rolin esencial që duhet të ketë qeveria ndaj arsimit si dhe mbi problemin që ekziston midis raportit të shkollës dhe punësimit.
(a.s/News24/Balkanweb)