E Shtunë, 31 Tetor 2026

200-vjetori i Shopen, nje shesh ne Tirane merr emrin e tij

TIRANE-Kryeqyteti i Shqiperisë, Tirana, ka kremtuar se bashku me kryeqytetet e tjera te Evropës, 200-vjetorin e lindjes se kompozitorit me famë boterore Frederik Shopen.
Me kete rast, Bashkia e Tiranes, nen kujdesin e vecante të kryetarit Edi Rama, zhvilloi një sërë aktivitetesh ne nderim te 200 vjetorit te lindjes se kompozitorit polak. Aktivitetet, ku ishin te pranishem përfaqesues të pushtetit vendor, të ambasadave atashuar ne Tirane dhe personalitete te tjera, nisen ne sheshin para Gardes se Republikes me homazhet e rastit dhe vendosjen e luleve ne bustin e kompozitorit polak, Frederik Shopen. Me pas studente te Akademise se Arteve, luajten per te pranishmit pjese muzikore te kompozuara nga Shopen. Aktivitetet me kete rast kulmuan me vendosjen e emrit “Frederik Shopen“, sheshit para Gardes se Republikes. Pllaka me emrin e kompozitorit me fame boterore u zbulua nga kryebashkiaku Rama dhe ambasadoret e Frances dhe Polonise ne Tirane.

Perfundimi i aktiviteteve u shoqerua me nje koktej ne lokalin brenda Akademise se Arteve me te gjithe te pranishmit.

Në kuadrin e përkujtimit të Shopenit, gjatë muajve mars dhe prill janë parashikuar disa aktivitete të tjera. Kështu, në mesditën e datës 1 mars, në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të jepet një koncert i shkurtër. Në mbrëmjen e 3 marsit, pianisti polak Marek Szlezer do të japë një koncert për piano në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ndërsa në mbrëmjen e datës 4 prill, pianisti francez Pascal Gallet do të japë një koncert në Akademinë e Arteve. Nga 23 -26 prill në Akademinë e Arteve në Tiranë zhvillohet konkursi kombëtar “F. Shopen” i pianistëve të rinj, i cili parashikon edhe një koncert të laureatëve të tij në sallën “Josef” në Durrës, në mbrëmjen e datës 26 prill si dhe koncertin final të tyre në datën 27 prill, në Akademinë e Arteve, ku do të ndahen edhe çmimet përkatëse të konkursit. Viti i Shopenit organizohet për të përkujtuar 200-vjetorin e lindjes së këtij kompozitori dhe pianisti virtuoz polak (1810-1849).

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›