E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furgoni me 4 persona bie në Devoll, kërkohet për trupat

GRAMSH-(Update)

Identifikohen 4 viktimat e aksidentit

Ora 12:30-Pas deklarimit të humbur të pasagjerëve me drejtuesin e mjetit, policia mundi të sigurojë informacione dhe të identifikojë të zhdukurit. Ata janë shtetasit Dritan Balla 38-vjec, Petrit Ahmeti, 20 vjeç, Behar Senkollari,18 vjeç dhe Elis Sogani, 32 vjeç.
Ende nuk është gjetur asnjë nga trupat e 4 shtetasve të lartpërmendur. Forcat e specializuara të zhytjes RENEA vazhdojnë kërkimet.

Aksidentohet furgoni, dyshohet për 4 te vdekur

Ora 10:00-Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar dje ne mbremje ne aksin rrugor Mollegrabovë-Gramsh, ndersa dyshohet se kane vdekur te 4 pasagjeret qe ndodheshin ne te. Lajmi per aksidentin u konfirmua sot. Nënprefekti i Gramshit, Shkëlqim Hoxha bëri të ditur në një linjë telefonike për TVNews24 se furgoni i linjes Mollegrabove-Gramsh me targa KO 18 93 B doli nga rruga prane lugines se Devollit. "Pas kesaj automjeti ka rene ne lume nga ku e mori rrjedha e lumit Devoll. Furgoni u gjet 1 km larg vendit të aksidentit dhe dyshohet se në të ndodheshin 4 persona. Dyshohet se kanë vdekur të katër personat që ndodheshin në automjet", tha Hoxha.
Nga i njejti burim mesohet se viktimat mund të jenë të moshave 18 deri në 32 vjec.

Policia është nisur drejt vendngjarjes së bashku me një ekip mjekësor, ndersa forca te specializuara te zhytjes po kerkojne per trupat ne lume.

Nenprefekti i Gramshti beri te ditur se terreni ku ka rene automjeti eshte shume i veshtire dhe vetem sot u arrit te sinjalizohej per humbjen e tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›