2005, arratisje nga Moska
26/02/2005 Jushenko sheh nga Perëndimi: dëshiron ta bëjë Kievin një terminal të naftës së Bashkimit Europian. Dhe në lidhje me helmimin e tij zbulon ...
Ukraina është një vend thellësisht i korruptuar. Nuk ka shtet të së drejtës. Një telefonatë bërë një gjykatësi nga ana e administratës presidenciale ka rëndësi shumë më të madhe se ligjet e shkruar. 55 për qind e ekonomisë sonë është e fshehur dhe ilegale, thuajse e gjitha në duar të oligarkisë që ka dominuar në të kaluarën. Disa gazetarë janë vrarë apo janë kërcënuar
“Unë ndihem europian dhe objektivi im është që Ukraina të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Shumë shpejt do të kërkoj pranimin, ashtu si kanë bërë shumë prej fqinjëve tanë”. Viktor Jushenko, 50 vjeç, presidenti i ri ukrainas, i zgjedhur në Kiev, pas revolucionit portokalli, që demaskoi dhe zhvlerësoi manipulimet elektorale të ish-kryeministrit Viktor Janukoviç dhe largoi një herë e mirë regjimin oligarkik të ish presidentit Leonid Kushma, e ka me shumë nxitim. E di që ka shumë pak muaj pushtet absolut, përpara se të nisë e të ndajë pushtetin dhe detyrat me parlamentin, ku kundërshtarët e tij janë ende shumë të fortë. E di mirë që shumë klane ekonomike dhe mafioze të lidhur me ish presidentin Kushma janë vënë në lëvizje për të penguar ecjen e tij drejt demokracisë. Dhe di mbi të gjitha që Vladimir Putin nuk mund të ketë kapërdirë humbjen e papritur të një zone të influencës kaq shumë vendimtare për Federatën Ruse.
Ndonëse nuk ka karizmën e kryeministres së tij, të mrekullueshmes Julia Timoshenko, “Zhan D’arkut të Sheshit Maidan” në Kiev, presidenti i sapozgjedhur është një ekonomist pragmatik dhe i mësuar të programojë. Në këtë intervistë për të përjavshmen italiane “Panorama”, të realizuar gjatë një darke të shktrua kohët e fundit me gazetarë ndërkombëtarë, Jushenko shpjegon se cila do të jetë strategjia e tij për t’iu bashkuar Europës, duke hedhur në kosh më së fundi edhe praktikisht konkluzionet e Konferencës së Jaltës, të 60 viteve më parë. Nën petkun e babait të një proteste paqësore dhe të harmonizuar, e cila shumë shpejt mund të zgjerohet dhe shtrihete dhe në vendet e tjera të ish perandorisë sovjetike, presidenti ukrainas u ftua në mbledhjet e Bashkimit Europian dhe NATO me Presidentin Bush, të zhvilluara në Bruksel më 22 shkurt.
Përse zgjodhët Evropën dhe jo Rusinë?
Sepse Ukraina është një vend që ka vlera europiane. Nuk është më në kufi, por në zemrën gjeografike të Bashkimit Europian. Nuk do të heq kurrë dorë nga ky objektiv, i cili është rezultat i revolucionit portokalli.
Kur mendoni se do të pranoheni?
Unë jam realist dhe e di mirë që nuk është një çështje që zgjidhet sot, apo nesër. Puna përgatitora për t’iu përafruar standardeve europiane është monumentale. Ukraina tashmë ka humbur shumë kohë. Por më në fund do t’ia dalim mbanë dhe mendoj s edo të jenë të shumtë vendet që do të na ndihmojnë.
Çfarë mund të fitojnë europianët?
Siguri dhe stabilitet. Mendoni qoftë edhe vetëm për kontributin që ne mund të japin për të siguruar furnizimet me energji në Europë dhe për të ofruar tranzitimin e naftës dhe të gazit. Do të kërkojmë menjëherë përfshirjen dhe bashkëpunimin e partnerëve tanë europianë, për të formuar një konsorcium që të menaxhojë impiantet e transportit të gazit në Ukrainë.
Lamtumirë Moskë?
Jo, Rusia është partner i yni strategjik. Ia kam thënë tashmë këtë edhe vetë Putinit në takimin tonë të 24 janarit: qëllimi im përfundimtar është një politikë e ndershme dhe efikase ndaj Rusisë. Kemi interesa strategjike kombëtare me lindjen, të cilat duhet të bazohen në parime të mirëvendosura. Por një gjë duhet të jetë e qartë: këta parime nuk duhet në asnjë mënyrë të bllokojnë aspiratat tona për integrim në perëndim me Europën.
Cilat janë problemet kryesore me të cilët po përballeni?
Ukraina është një vend thellësisht i korruptuar. Nuk ka shtet të së drejtës. Një telefonatë bërë një gjykatësi nga ana e administratës presidenciale ka rëndësi shumë më të madhe se ligjet e shkruar. 55 përqind e ekonomisë sonë është e fshehur dhe ilegale, thuajse e gjitha në duar të oligarkisë që ka dominuar në të kaluarën. Disa gazetarë janë vrarë apo janë kërcënuar edhe me burg, sepse kanë shprehur opinione që kanë qenë të kundërt me të vërtetat zyrtare. Kjo nuk do të ndodhë më.
Çfarë do të ndodhë me ish-presidentin Kushma? Keni bërë një pakt mossulmimi me të dhe do i garantoni imunitetin?
Nuk ka asnjë marrëveshje që do ta mbronte nga veporime të mundshme gjyqësore.
Keni arritur të zbuloni se kush ju helmoi?
Nuk mendoj se ky është një rast i ndërlikuar gjyqësor: rrethanat kjanë specifike dhe të dukshme. Gjithçka ka ndodhur gjatë një darke. Njerëzit vazhdojnë të qajnë kur shohin fytyrën time të dëmtuar nga dioksina. Por edhe vendi im u shfytyrua, jo vetëm unë.
Jën ëtë njëjtë njerëzit që shfytyruan vendin tuaj?
E di kush janë, por nuk mund t’ua them tani. Prokurori i Përgjithshëm po merret me këtë.
A çon komploti në Moskë?
A mund t’i shmangem përgjigjes së kësaj pyetje?
Yushchenko vs. Putin
Sa ndryshime mund të sjellë një vit! Një vit më parë, Vladimir Putin përfaqësonte tendencën e re në ish-Bashkimin Sovjetik. Kishte konsoliduar pushtetin politik dhe fitoi një mazhorancë solide parlamentare. Rusia kishte kryer goxha reforma të tregut dhe gjyqësorit. Dhe kishte një reputacion në arenën ndërkombëtare.
Sot duket se Putin gabon në gjithçka. Konfiskimi i paligjshëm i Jukos ka vënë në rrezik reformat e tij të taksave dhe gjyqësorit. Ndërsa mënyra se si u përball me dramën e pengjeve në Beslan vetëm sa tregoi dobësinë e shtetit të tij të centralizuar.
Si sëmundja e Rusisë ashtu edhe revolucioni demokratik i Ukrainës po ndodhin në mesin e një bumi ekonomik. Vitin e kaluar, ekonomia ruse u rrit me 7 për qind, ajo e Ukrainës me 12. Pra, problemi është politika, jo ekonomia.
Fokusi është mbi gjeneratorët e bumit ekonomik. Në mesin e viteve ’90, njerëz të rinj në moshë morën përsipër sfidën e transformimit të oxhakëve sovjetikë në agoni. Ia dolën mbanë, përtej gjithë parashikimeve. Mjerisht, siç ka thënë dikur Herbert Huveri, “problemi i kapitalizmit janë kapitalistët!” Disa prej pronarëve të rinj u bënë shumë të pasur, duke ngjallur edhe dyshime. Përderisa të drejtat e trye të pronës ishin të dobëta, oligarkët e rinj i përforcuan, duke blerë politikanë, gjykatës dhe zyrtarë të tjerë. Politika ukrainase dhe ajo ruse udhëhiqen tani nga një nevojë për të luftuar këtë korrupsionin. Shtetet e Bashkuara u përballën me një sfidë të ngjashme në kohën e “baronëve hajdutë” të shekullit 19.
Përgjigjja e Putinit ishte nisja e një centralizimi politik, rritja e kontrollit të shtetit dhe autoritarizmit, duke u mbështetur te policia e fshehtë. Ai argumentoi se kjo ishte e nevojshme për të rikthyer rendin, reduktuar korrupsionin, për t’i dhënë shtysë rritjes ekonomike dhe nxitur barazinë sociale.
Në Ukrainë, Presidenti Jushenko ka hedhur dorezën me revolucionin e tij. Ashtu si Putin, Jushenko është vënë kundër korrupsionit dhe oligarkëve, por me kurë të kundërt. “Vetëm një shtet demokratik e vlerëson dinjitetin njerëzor, lirinë, barazinë dhe solidaritetin”, thotë ai. Dhe angazhimi i Jushenkos përforcohet nga thirrjet e tij për integrim europian, ndërkohë që Putin ka nostalgji për Bashkimin Sovjetik “të madhe të gejrë”.
Çështja kyçe është të drejtat e pronësisë të oligarkëve. Putin ka hequr dorë nga politikat e fillimit, duke shkuar pas një oligarku dhe vënë në dyshim të drejtat e pronësisë së të tjerëve. Jushenko duhet të mos bëjë këtë gabim. Megjithatë, ai bëri fushatë për riprivatizimin e Krivorizhtal, privatizimi i fundit, më i madhi dhe më kontradiktori në Ukrainë. I blerë nga dy prej oligarkëve më të fuqishëm të Ukrainës, ai është një shënjestër e pëlqyeshme politike. Sfida e Jushenmkos është ta limitojë sa më shumë politizimin e riprivatizimit. Për rritjen ekonomike, Ukraina ka më shumë nevojë për privatizime se sa riprivatizime.
Revolucioni portokalli i Ukrainës e ka bërë demokracinë të duket edhe një herë moderne. Sfida e vërtetë e Jushenkos tashmë, është ta balancojë thirrjet për drejtësi sociale me nevojën për të drejta të sigurta pronësie.