BE po zgjedh Kinën?

26/02/2005 Heqja e embargos do të shënojë “një ngjarje shumë të rëndësishme: momentin kur Europës iu desh të zgjidhte ndërmjet interesave strategjikë me Amerikën apo Kinën – dhe zgjodhi Kinën”
Nga këndvështrimi i SHBA e gjithë kjo grindje ka të bëjë me Taivanin. Nuk mund të injorohet mundësia e nëj përplasjeje forcash në të ardhmen mes SHBA dhe Kinës, mbi Taivanin. Kështu që, ideja që aleatët e NATO-s në Europë mund të ndihmojnë kinezët të fuqizohen ushtarakisht em armë është e tmerrshme për Uashingtonin
Christian Science Monitor
Udhëtimi i parë diplomatik i presidentit Bush qëkurse u rizgjodh [president është konsideruar deri tani një sukses. Ndarja transatlantike e theksuar edhe nga strategjitë e ndryshme të ndjekura për Irakun i zbeh disi nga një shfaqje uniteti mes Bushit dhe udhëheqësve europianë.
Të 26 vendet e NATO-s premtuan të japin para, pajisje apo personel për të trainuar forcat irakene të sigurisë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Bnashkimi Europian ranë dakord të organizojnë një konferencë të përbashkët për të koordinuar ndihmat ndërkombëtare për Irakun.
Por, në gjithë këtë atmosferë miqësore ngriti krye një çështje delikate: Kina
Bushi dhe udhëheqësit europianë “u zhytën në një tjetër zënkë që ka të bëjë me heqjen e embargos së armëve ndaj Kinës”, raportonte të martën Associated Press. Sipas Nju Jork Taims, mosmarrëveshje injektoi “një notë trishtimi në turin shumë të harmonishëm të Presidentit”.
Bushi tha se heqja e embargos së vendosur pas masakrës së Sheshit tienanmen “do të ndryshonte ekuilibrin e marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe Taivanit dhe kjo është shqetësuese”.
Por Presidenti i Francës, Zhak Shirak dhe Kancelari Gjerman, Gerhard Shrëder thanë se embargoja duhet të hiqet, sipas AP. “Do të ndodhë”, tha Shrëder.
“Europa ka ndërmend të heqë pengesat e fundit në marrëdhëniet me këtë vend të rëndësishëm”, tha Shirak pasi dëgjoi Bushin të shprehte shqetësimin e tij.
Sipas Nju Jork Taims, “udhëheqësit europianë duken të vendosur të veprojnë shumë shpejt, ndoshta që në fillim të qershorit, ndo0nëse premtojnë të këqyrin me kujdes shitjet, për të mbajtur teknologjinë e përparuar larg duarve të kinezëve”.
Duke iu përmbajtur strategjisë së saj të industrive joushtarake, me shumë gajsa Kina do të kërkojë të nisë projekte të përbashkët zhvillimi me europianët. Kjo do t’i jepte asaj një akses më të shpejtënë teknologjinë e tyre, gjë që është ajo çka i tremb më shumë politikëbërësit në Pentagon.
The Economist thekson se disa politikanë amerikanë mendojnë që arsyeja pas embargos vazhdon të ekzistojë – abuzime me të drejtat e nejriut në Kinë, si për shembull arrestimi i disidentëve.
Gazeta amerikane raporton se plani i BE për të hequr embargon ndaj Kinës ka të bëjë më tepër me ekonominë se sa me lidhjet ushtarake.
Komisioneri i BE për Tregtinë, Peter Mandelson mbërriti në Pekin të mërkurën për një vizitë katër ditore – e para zyrtare – në Republikën Populore të Kinës. Në një deklaratë shtypi të publikuar në faqen zyrtare të BE në internet thuhej: “Vizita e Komisionerit Mandelson ka për qëlim të vërë theksin në nevojën e krijimit të nëj partneriteti të ri strategjik mes BE dhe Kinës, bazuar në diskutime dhe negociata për nëj gamë të gejrë çështjesh, ekonomike dhe politike”.
Europa është partneri më i madh tregtar i Kinës dhe Kina është partneri i dytë më i madh tregtar për Europën. Kina ka një potencial shumë të madh si treg për kompanitë europiane. Në samitin BE-Kinë në dhjetor, udhëheqësit ranë dakord të shqyrtojnë fizibilitetin e një marrëveshje të re që do të mbulonte në tërësi marrëdhëniet e BE me Kinën. Komisioni Europian mendon se, veç të tjerave, kjo duhet të përfshijë kushte ambicioze në lidhje me tregtinë dhe investimet.
Duke folur përpara nisjes, Komisioneri Mandelson tha: “Nuk shoh ndonjë sfidë më të madhe strategjike për Europën, se sa të kuptojë rritjen dramatike të Kinës dhe të forcojë lidhjet me të”. Mandelson tha gjtihashtu se SHBA do të bënte gabim nëse grindej me Europën për këtë çështje, bën të ditur AFP.
Nga këndvështrimi i SHBA e gjithë kjo grindje ka të bëjë me Taivanin. Nuk mund të injorohet mundësia e nëj përplasjeje forcash në të ardhmen mes SHBA dhe Kinës, mbi Taivanin. Kështu që, ideja që aleatët e NATO-s në Europë mund të ndihmojnë kinezët të fuqizohen ushtarakisht em armë është e tmerrshme për Uashingtonin.
The Economist, ofron gjithashtu pikëpamjen e tij në lidhje me interesat e Francës për të hequr embargon. Nuk është thjeshtë për paratë.
Për francezët, në lojë janë çështje më të gjera ideologjike. Zoti Shirak është mbështetësi më i fuqishëm i zëvendësimit të hegjemonisë amerikane me një botë shumëpolare. Në në vizitë në Pekin në tetor të vitit të kaluar ai deklaroi se Franca dhe Kina ndajnë të njëjtin vizion për botën – atë të një bote shumëpolare.
Heqja e embargos do të shënojë “një ngjarje shumë të rëndësishme: momentin kur Europës iu desh të zgjidhte ndërmjet interesave strategjikë me Amerikën apo Kinën – dhe zgjodhi Kinën”.
Putin: Ne kemi zgjedhur demokracinë
Bushi i tërhoqi vëmendjen Putinit në lidhje me sjelljen e qeverisë së tij, duke thënë se demokracitë reflektojnë traditat dhe kulturën e një vendi por duhet të kenë “sundim të ligjit dhe mbrojtje të minoriteteve, një shtyp të lirë dhe një opozitë të dhëndetshme politike”. “Unë nuk jam ministër propagande”, tha Putini, që ndodhej përkrah Bushit në konferencën për shtyp
I nxitur nga Presidenti Bush për të ripohuar angazhimin e vendit të tij ndaj demokracisë, presidenti rus Vladimir Putin insistoi se qeveria e tij nuk po bënte hapa pas.
Rusia zgjodhi demokracinë 14 vjet më parë, tha Putini “dhe nuk mund të ketë kthim prapa në atë që kemi qenë dikur”. Në një konferencë të përbashkët të enjten, Bushi tha se i kish thënë Putinit “që vendet e fuqishëm zhvillohen vetëm duke ushqyer demokraci të forta”.
Më tej presidenti i SHBA shtoi: “Mendoi se Vladimiri më dëgjoi dhe kuptoi”. Të dy udhëheqësit diskutuan për më shumë se dy orë e gjysmë, në një përpjekje për të çliruar disi tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit.
Bushi i tërhoqi vëmendjen Putinit në lidhje me sjelljen e qeverisë së tij, duke thënë se demokracitë reflektojnë traditat dhe kulturën e një vendi por duhet të kenë “sundim të ligjit dhe mbrojtje të minoriteteve, një shtyp të lirë dhe një opozitë të dhëndetshme politike”. Ai tha se kishte folur me Putinin në lidhje me shqetësimet për angazhimin e rusisë në zbatimin e parimeve ndërkombëtare si dhe kufizimet e imponuara shtypit. “Unë nuk jam ministër propagande”, tha Putini, që ndodhej përkrah Bushit në konferencën për shtyp.
D udhëheqësit u përbalën gjithashtu me çështjen e shitjeve të armëve nga Rusia Sirisë dhe ndihmës që Rusia i jep programit bërthamor të Iranit. Ndërkohë që Bushi u përpoq të ruajë një buzëqeshje gjatë të gjithë takimit me gazetarët, Putini u duk i tensionuar.
Putin e krahasoi lëvizjen e tij për ti dhënë fund zgjedhjes direkte të guvernatorëve rajonalë me procesin amerikan të zgjedhjes së presidentëve përmes Kolegjit Elektoral, dhe jo me rezultate të votës popullore. “Dhe nuk konsiderohet jodemokratik, apo jo?” tha Putin.
Ai tha se rusët që kundërshtojnë vendimet e tij, si përshembull fushatën kundër kompanisë së naftës Jukos apo mbylljen e ndonjë gazete janë në gejndje të lëkundin opininin publik, pasi janë më të pasur se ata pro këtyre veprimeve. “Shpesh herë ne nuk i kushtojmë vëmendje kësaj”, tha Putin.
Bushi u ngacmua ndërkohë nga një gazetar rus i cili pyeti në lidhje me “dhunimin e të drejtave të gazetarëve në SHBA”, pa dhënë asnjë rast specifik. “Njerëzit edhe përjashtohen nga puna në shtypin amerikan”, tha presidenti, dyuke shtuar se ata përjashtohen nga kryeredaktorët ose botuesit dhe jo nga qeveria.
Ndërkohë që tha se një shytp i lirë sështë shenjë e një shoqërie të shëndetshme, Bushi shtoi: “Por natyreisht që duhet ët ketë kufizime,. Duhet të mbizotërojë e vërteta”.
Të dy udhëheqësit ranë dakord për të ndërmarrë hapa për ndalimin epërhapjes së armëve bërthamore. Ata ranë dakord të riparojnë dhe përmirësojnë centraklet bërthamorë rusë dhe stoqet e armëve; të parashikojnë dhe hartojnë procedura të reja për t’iu përgjigjur sulmeve të mundshëm; si dhe të hartohet një program që të mos lejojë përdorimin e lëndëve furnizuese bërthamore për përdorim në armë bërthamore.