E Hënë, 2 Nëntor 2026

Denoncimet, tani "nonstop"

26/02/2005  Shërbimi i marrjes së kallëzimeve të drejtorinë e policisë së Tiranës tani do të jetë 24 orë në ditë. me qëllim për tu ndodhur më pranë dhe në funksion të komunitetit, për zgjidhjen e problemeve, ankesave e kërkesave, Ministri i Rendit Publik, për herë të parë në Komisariatet e Policisë Nr.1,2 e 3 ka miratuar ngritjen e funksionimin nonstop. Në përbërje të tij, ka personel të kualifikuar dhe me kontribute të mjaftueshme në rradhët e bluve. Kjo strukturë do të ndikojë në evidentimin e saktë të veprave penale dhe njohjen më mirë të kriminalitetit. Implimentimi i saj bëhet në kuadrin e zbatimit të strategjisë së policimit në komunitet. Me qëllim afrimin e një shërbimi cilësor dhe bashëkohor për të gjithë shtetasit. Në këtë kontekst janë të mirëpritur të gjithë qytetarët për të denoncuar dhe kërkuar ndihmë, për të gjitha problemet që lidhen me funksionin e Policisë së Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›