Pranga minorenëve hajdutë
26/02/2005 Zbulohet nga policia kriminale e komisariatit nr 2 një bandë hajdutësh minorenë. Zëdhënësja për shtyp e drejtorisë së qarkut bën të ditur se u bë e mundur zbardhja e 3 vjedhjeve të ndodhura këto ditë në zonën e ish-bllokut. Mësohet se autorë të grabitjes së bar "Ëngjëjt", "Ekualipt" dhe parukeri "Baterflai" janë dy minorenë. E.V dhe I.K që të dy nga 11 vjeç kanë vjedhur objektet e mësipërme duke marrë paratë që gjetën në arkën dhe sirtarët e tyre.