E Shtunë, 31 Tetor 2026

2006, vit rekordesh për Klodiana Shalën në 200 dhe 400 m

Klodiana Shala, njihet si atletja shqiptare që ka thyer më shumë rekorde dhe ka fituar më shumë medalje.
2006, është një vit rekordesh për atleten Shala, që më 22 gusht do të mbushë 27-vjec.
Klodi ka thyer më parë edhe rekordin në 200 metra, rekord i arritur në pistën me tartan të "Qemal Stafës", vetëm pak ditë më parë. Në fakt bvëht fjalë për një përmirësim të kohës që mbante po ajo vetë. Rekordi i ri është 23.67 sekonda, ndërsa ai i vjetri i arritur një vit më parë në Lojërat Mesdhetare "Almeria 2005" ishte 23"69. Shala gjatë gjithë vitit në mitingjet ku kishte marrë pjesë ishte përpjekur të thyente kohën e arritur në Spanjë: Novi Sad (Jugosllavi) koha e saj ka qenë 23"72 e ndërsa në "Atletitisia Namur Open 2006" (Belgjikë) kronometri u fiksua në kohën 23"77.
Në një tjetër miting në Belgjikë, në 400 metra, Shala vendosi kohën 53.02, ndërsa sot në Suedi ajo e uli kohën në 52.86 sekonda.
Shala, që stërvitet nga trajneri i saj, Taulant Stërmasi (njëherësh edhe bashkëshorti i saj) është rekordmene absolute në 60m, 100m, 200m, 400m vijë të djejtë si dhe në 40 dhe 400m me pengesa.
Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›