Atletikë/ Klodiana Shala e 18-a ne Europe nga 26-të atlete në 400 m

Atletja shqiptare Klodiana Shala, që me kohën e saj 52.86 sekonda të në 400 të arritur në edicionin e 19-të të Kampionatit Evropian i atletikës që po zhvillohet në Goteborg të Suedisë nga datat 7-13 gusht në stadiumin "Ullevi", u rendit e 18-a në Europë në klasifimimin e përgjithshëm ku morrën pjesë 26 atlete, përfaqësuese nga vende të ndryshme europiane.
Kohën më të mirë në aktivitet e arriti bullgarja Vanja Stambolova që reealizoi kohën e lartë 50.39 sekonda. Kjo atletë ishte në baterinë e dytë, së bashku me Klodiana Shalën, ku nga shtatë pjesëmarrëse, Shala u rendit e gjashta. Atletja jonë më e mirë, arrin një rezultat të lartë dhe pse del e gjashta: 52.86 sekonda, që përbën dhe një rekord kombëtar. Rekordi i mëparshëm Kombëtar që mbahej po nga Shala ishte 53.02
Shala në klasifimimin e përgjithshëm ku morrën pjesë 26 atlete la pas atlete nga Cekia, Suedia, Greqia, Franca, Finlanda por dhe nga Suedia e Bullgaria.
Franc Hoxha
Renditja e përgjitshme
Vendi, Bib, Atletia, Vendi,Rezultati
1 1069 Stambolova, Vanya BUL 50.39 Q
2 1641 Zaytseva, Olga RUS 50.89 Q
3 1638 Veshkurova, Tatyana RUS 51.01 Q
4 1054 Usovich, Ilona BLR 51.34 Q
5 1380 Cuddihy, Joanne IRL 51.41 Q
6 1624 Pospelova, Svetlana RUS 51.69 Q
7 1272 Sanders, Nicola GBR 51.80 Q
8 1747 Pyhyda, Nataliya UKR 51.98 Q
9 1268 Okoro, Marilyn GBR 52.02 Q PB
10 1062 Dimitrova, Mariyana BUL 52.04 Q
11 1429 Reina, Daniela ITA 52.07 q PB
12 1077 Grgic, Danijela CRO 52.15 Q
13 1529 Prokopek, Grazyna POL 52.21 q SB
14 1369 Petráhn, Barbara HUN 52.30 q
15 1215 Désert, Solene FRA 52.32 Q
16 1301 Hoffmann, Claudia GER 52.55 q
17 1493 van Noort, Romara NED 52.64 PB
18 1005 SHALA, KLODIANA ALB 52.86 NR
19 1093 Bartonicková, Jitka CZE 52.91 PB
20 1337 Dóva, Dímitra GRE 53.24
21 1691 Aruhn, Lena SËE 53.28
22 1195 Mykkänen, Kirsi FIN 53.34
23 1204 Anacharsis, Phara FRA 53.43
24 1695 Dahlgren, Beatrice SËE 53.52
24 1239 Sigère, Thélia FRA 53.52
26 1067 Nedkova, Nedyalka BUL 53.69