E Shtunë, 31 Tetor 2026

2007, ushtarët e Bunavisë stërviteshin këmbëzbathur

Rasti

Në maj të vitit 2007, gazeta “Shqip” denoncoi skandalin e Bunavisë, ku ushtarët stërviteshin këmbëzbathur, pasi Ministria e Mbrojtjes nuk kishte realizuar tenderin për blerje këpucësh. Në Bunavi të Vlorës, afro 680 ushtarë nuk kishin uniformë të kompletuar dhe e kryenin stërvitjen këmbëzbathur, ose me shapka apo atlete, dhe vetëm pak prej tyre kanë pasur fatin të pajisen me këpucët e ushtrisë. Të pyetur nga gazeta "Shqip", shumë prej ushtarëve pranuan mungesën e këpucëve dhe thanë se kishin muaj që stërviteshin duke mbathur ç’të mundnin, ose pa u mbathur fare. Njëri nga ushtarët tha në atë kohë se i gjakoseshin këmbët çdo ditë, sepse atletet që kishte marrë nga shtëpia i ishin grisur gjatë stërvitjes dhe kishte mbetur zbathur. Pas publikimit të lajmit dhe fotove skandaloze, Ministria e Mbrojtjes përshpejtoi procedurat për blerjen e këpucëve ushtarake.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›