E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngricat ia lene vendin rrezeve te diellit

Ngricat do te zhduken perkohesisht, per t’ia lene vendin nje moti me te ngrohte. Specialistet e Institutit te Hidrometeorologjise parashikojne gjate dy diteve te ardhshme nje mot me te ngrohte, pa ngrica, por pa perjashtuar reshjet e shiut. Keshtu, gjate dites se sotme mbi vendin tone do te mbizoteroje mot me vranesira te shoqeruara me shira te karakterit lokal. Gjate nates, shirat do te perfshijne gjithe territorin e vendit. Ne vendet malore, temperaturat minimale nuk do te zbresin poshte 0, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 13 grade. Ne vendet e uleta, minimalet do te zbresin deri ne 5, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 17 dhe ne bregdet, temperaturat minimale do te zbresin deri ne 8, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 20 grade Celsius. Ndersa gjate 24 oreve te ardhshme, mbi vendin tone do te mbizoteroje mot me vranesira, te shoqeruara me shira te perkohshem. Ne vendet malore, temperaturat minimale do te zbresin deri ne 2, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 11 grade, ne vendet e uleta 7-15 dhe ne bregdet, temperaturat ekstreme te ajrit do te luhaten nga 8 deri ne 18 grade Celsius. Ndersa gjate 24 oreve te kaluara, sipas te dhenave te Institutit Hidrometeorologjik, mbi vendin tone ka mbizoteruar mot i kthjellet me kalime vranesirash te dobeta gjate pjeses se dyte te dites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›