E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profesionalet, shkolla “portative” neper Shqiperi

Luljeta Ndoka
Te behesh hidraulik, saldator, elektricist apo specialist per kompjuteret do te jete shume e lehte. Te gjitha ata qe nuk kane mundur te ndjekin studimet e mesme, mjafton vetem qe te shprehin deshiren per te mesuar dhe shkolla do te shkoje ne zonat e thella ku ata banojne. Projekti me i ri i Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta pritet te filloje zbatimin e projektit me te ri, per sa i perket formimit profesional. Vullneti per zbatimin e tij nuk ishte aq i mjaftueshem sa t’i bente te gjithe te frekuentonin kurse te ndryshme. Ndaj ka qene ky shkaku qe dikasteri i Punes te “ndertoje” shkolla levizese, qe do te “udhetojne” neper te gjithe vendin.
Veriu eshte pikesynimi i pare per shkollat sezonale levizese. Kjo per shkak te nivelit te larte te papunesise dhe te varferise. Burime nga Ministria e Punes bene te ditur dje, se fillimisht grupe “mesuesish” ose me sakte specialistet do te ndermarrin misionin e te mesuarit te shume te rinjve, qe nuk i kane mundesite financiare, por as fizike, qe te ndjekin studime me kohe te plote. Keshtu, do te jene pikerisht shkollat sezonale, qe do te levizin nga nje qytet i veriut ne tjetrin. Sipas specialisteve, gjithcka do te filloje ne muajin janar, ku qendrat profesionale do te ndermarrin misionin e te mesuarit falas te hallexhinjve ne menyre qe edhe ata ta fitojne nje profesion. Ne kete menyre, edhe gjetja e nje pune do te mund te jete dicka e realizueshme.
Projekti do te implementohet ne disa faza. Faza e pare pritet qe te nise fillimvitin e ardhshem. Fillimisht do te mendohet per modulin, qe do t’u mesohet te rinjve. Nese i pari do te jete profesioni i saldatorit, per tre muaj ai do te “udhetoje” ne disa zona te veriut. Me pas, do te paketohet dhe do te dergohet ne qender. Pas kesaj, do te udhetoje moduli tjeter, qe mund te jete i hidraulikut, i cili edhe ai do te beje nje qarkullim ne disa zona kryesore veriore prej rreth tre muajsh, e keshtu me radhe. Specialistet jane te mendimit, se qendrat profesionale i kane kushtet per ta realizuar kete projekt, qe do te jepte nje ndihmese shume te madhe per formimin profesional te nje kategorie, qe nuk ka mundesi te ndjeke studime te zgjatura ne kohe. Formimit profesional nga Sherbimi Kombetar i Punesimit ne vitin 2008 do t’u nenshtrohen rreth 5 mije persona te paarsimuar. Aktualisht, ne vendin tone veprojne 10 Qendra Formimi Profesional, te cilat jane ne rrethet Tirane, Durres, Vlore, Elbasan, Shkoder, Korce, Gjirokaster dhe Qendra e Levizshme, qe vepron ne zonen verilindore te Shqiperise.
Profesionet qe mund te mesoni falas
Qendra e Levizshme e Formimit Profesional do t’u mesoje te rinjve te paarsimuar pese profesione te ndryshme, sipas preferences se cdo nxenesi. Behet fjale per profesionet e hidraulikut, saldatorit, elektricistit, si dhe mesime te vlefshme ne fushen e elektronikes dhe ndertimit. Keto profesione jane vendosur ne perputhje me kerkesat e tregut te punes. Ndersa gjate vitit te ardhshem pritet qe te filloje ndertimi i shkollave te shumta profesionale, me fondin e miratuar ne buxhetin e vitit 2008.
Profesionet:
Hidraulik
Saldator
Elektrik
Elektronike
Ndertim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›