2008, vit rekord për Del Pieron
Aleksandro Del Piero është nisur për pushimet e fundvitit me një valixhe të mbushur më shumë se kurrë. Në 2008-ën, në Serinë A, askush nuk ka shënuar më shumë se ai, 20 gola. I ka mundur të gjithë, por edhe vetveten. Kjo sepse e kapiteni i Juventusit nuk kishte parë një vit më prodhimtar se sa ky, nëse përfshijmë edhe golat e kupës: 28 gola, 4 më shumë sesa viti më i mirë diellor, ai 2002. Fakti se ka realizuar një tjetër rekord në moshën 34- vjeçare është një meritë shumë domethënëse. Vëmendja që Del Piero po i kushton punës, fizikut, me një përgatitje të jashtëzakonshme, është një nga sekretet e rekordeve. Sa më shumë "plaket", aq më shumë përmirësohet, sidomos nga ana teknike. Në këtë mënyrë, Del Piero përgënjeshtron ata që deklaronin se titulli i golashënuesit të vitit të kaluar ishte rendiment i favorizuar nga mospjesëmarrja e Juventusit në Kupat e Evropës. Ndërsa tani, i rikthyer në Champions, me ndeshje në çdo tri ditë, ylli italian ka vazhduar të shënojë si në dy sezonet e kaluara, për të mos thënë më shumë. Por ka demonstruar edhe një formë më të mirë fizike.