Spanja & Portugalia, në një kandidaturë
Spanja dhe Portugalia mund të avancojnë me një kandidaturë të përbashkët për të organizuar Botërorin e 2018. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja "Marca", që citon presidentin federal Angel Maria Vijar. "Duhet të prezantojmë një kandidaturë të fortë e fituese për Botërorin 2018. Personalisht, mendoj se duhet të jetë bashkë me Portugalinë", ka deklaruar Vijar në një konferencë për shtyp. Kandidatë të tjerë janë Meksika, SHBA, Anglia, Rusia, Katari, Kina, Australia, Japonia, Holanda dhe Belgjika.