2008/Teatri Kombëtar në një vit
Një vit përpjekjesh e arritjesh, me premiera dhe objektiva të realizuara. Kështu është vlerësuar puna e një viti (2008) për Teatrin Kombëtar prej drejtorit Kristaq Skrami, në analizën vjetore që prezantoi dje para mediave. Sipas tij, Teatri Kombëtar, si një nga institucionet më të rëndësishme të artit dhe kulturës, ka qenë promotor jo vetëm brenda vendit, por për të gjithë teatrot shqipfolëse në Ballkan. Promovimi i produksioneve skenike, lëvizjes teatrore, dramaturgjisë dhe trashëgimisë botërore, individualiteteve krijuese, ka qenë dukuri e spikatur veçanërisht për vitin 2008. Duke u bazuar në analizën e z. Skrami, Teatri Kombëtar është kthyer në vendin ku jo vetëm revokohet tradita e pasur teatrore, por edhe vihen në skenë vepra të cilat sjellin për shikuesin vlerat më të mira të dramaturgjisë botërore, pa lënë mënjanë edhe tendencat e rrymat bashkëkohore. Rezultat i kësaj përpjekje ka qenë edhe vënia në skenë për herë të parë në historikun 60-vjeçar të TK-së e një kryevepre nga antikiteti grek. Kështu, në bashkëpunim me artistët grekë u arrit premiera absolute në Shqipëri e tragjedisë së Euripidit, "Trojanet". Për të vijuar më pas edhe me premierat "Franku V", "Allegretto Albania", e "Fishkëllimë në errësirë". Sipas drejtorit Krisaq Skrami, për vitin 2008 është rritur numri i spektatorëve që kanë preferuar të ndjekin shfaqjet në teatër.
Teatri Kombëtar, një nga institucionet më të rëndësishme të promovimit të artit dhe kulturës sonë kombëtare, mbylli me sukses sezonin artistik për vitin 2008, me 112 realizime teatrale dhe një shikueshmëri me më shumë se 17042 spektatorë. Gjatë kësaj periudhe, në këtë teatër u vunë në skenë 81 shfaqje dhe 31 produksione të bashkëpunimeve me kompani private e më gjerë. Në krahasim me vitin 2007, gjatë vitit ‘08 janë shitur rreth një mijë bileta më shumë. Ndërkaq, objektivat e TK-së në vijim, në kuadër të bashkëpunimit dhe integrimit evropian, janë edhe institucionalizimi dhe pjesëmarrja e TK në forumet ndërkombëtare përmes anëtarësimit. Praktika në fjalë, e cila do të vazhdojë edhe për këtë vit, ka nisur gjatë vitit 2008 me anëtarësimin në një nga forumet më të rëndësishme të teatrit evropian, sikurse është ETC (Kongresi i Teatrit Evropian) në Saint-Etien. Ky organizëm mbështetet dhe financohet nga Komuniteti Evropian dhe përfshin në vetvete teatrot evropianë shtetërorë, sikurse është teatri i Brukselit, Due Parma, Vjenës, Jorkshairit-Britani, Edinburg-Skoci, Dresden, Hamburg-Gjermani, Helsinkit etj. Ndërkaq, për vitin 2009 Skrami bën të ditur se në kuadrin e intensifikimit të marrëdhënieve midis tre institucioneve më në zë të teatrit mbarëkombëtar shqiptar është punuar për hartimin e një memorandumi, i cili pritet të nënshkruhet brenda muajit janar 2009. Ky memorandum është hartuar mes tre institucioneve: TK- Tiranë, TK- Shkup dhe TK- Prishtinë, që kanë në themel të aktivitetit të tyre promovimin, ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kombëtare përmes teatrit. Një tjetër arritje për teatrin është edhe afrimi i personaliteteve të spikatura të regjisë evropiane. Kjo eksperiencë vlerësohet si një përvojë e cila ka pasuruar historikun e teatrit dhe mjetet shprehëse bashkëkohore, si dhe ka ndihmuar në njohjen e mëtejshme të teatrit shqiptar jashtë kufijve.