Butros Butros Gali: Izraeli vazhdimisht i mbyll sytë para fakteve të rënda
Sulmi izraelit mbi Rripin e Gazës do të ketë "pasoja të paparashikuara" në rajon, paralajmëron ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Butros Butros Gali. Në një intervistë për revistën gjermane "Der Spiegel", diplomati i lartë nënvizon mungesën e plotë të largpamësisë së politikanëve izraelitë, rolin e Egjiptit dhe shpresat e pakta për arritjen e paqes.
Mund të themi se ofensiva izraelite mbi Gazë i ka dhënë goditjen përfundimtare procesit të paqes në Lindjen e Mesme?
Këtë do ta mësojmë shumë shpejt. Por është mjaft e qartë se sulmi izraelit ishte një katastrofë. Operacioni ka zgjuar terroristët jo vetëm në Palestinë, por edhe në vende të tjera arabe. E kam të vështirë të besoj se Izraeli nuk ishte i ndërgjegjshëm për këtë. Gjatë sulmeve të 2006-ës mbi Liban, izraelitët duhet të kenë mësuar mirë se veprime të tilla veç përforcojnë pozicionin e integralistëve. Gjatë asaj periudhe, Hezbollahu e rriti influencën, duke u kthyer në forcën më të rëndësishme politike në Liban.
Por a nuk duhet të konsiderohet Libani rast i veçantë?
Jo. Lufta në Gaza përforcon pozicionet e islamikëve radikalë në të gjithë botën arabe, ashtu siç bëri lufta kundër hezbollahëve para dy vjetësh. Për më tepër dobëson edhe pozicionin e Mahmud Abazit, Presidentin e Autoritetit Palestinez, ashtu si edhe të gjithë partive të moderuara të vendeve arabe.
E gjitha kjo tingëllon tepër pesimiste. Shpresat për paqe nuk mund të zhduken brenda një nate të vetme.
Sot do të parapëlqeja t‘ia lija Zotit gjykimin mbi këtë pikë.
Vërtet nuk shihni asnjë mundësi në horizont?
Përmirësime të vërteta të situatës me shumë gjasa do të shihen vetëm nga brezat e mëvonshëm. Po të pikturoja një kuadër rozë, nuk do të isha i sinqertë.
Si ka mundësi që e shihni kaq të errët të ardhmen - veçanërisht ju, i cili njiheni si njeriu që di të shpresojë edhe në kohë të vështira? Në vitin 1973, kur të gjithë i humbën shpresat për paqen, shtytë Sadatin, Presidentin egjiptian të nënshkruante me Izraelin një marrëveshje paqeje në Kemp Deivid.
Tani gjërat janë ndryshe. Vendimmarrësit aktualë izraelitë, të cilët urdhëruan sulmin në Gaza, nuk dinë të mendojnë për të ardhmen. Ishte një gabim me pasoja të rënda.
Çfarë ju shtyn në këtë përfundim?
Izraeli ka zakonin t‘i mbyllë sytë para fakteve të rënda. Në terma gjeografikë, Rripi i Gazës përfaqëson thuajse 2 për qind të territorit të përgjithshëm palestinez. As që mund të anashkalohet fakti që kjo zonë duhet zgjeruar në rast se kërkohet një marrëveshje e vërtetë paqeje. Një tjetër fakt, të cilin Izraeli sërish pëlqen ta lërë në harresë, janë ata 1.3 milionë palestinezë që mbetën në fshatrat e qytetet e tyre në çastin e themelimit të shtetit izraelit në vitin 1948, të cilët përbëjnë një të pestën e popullsisë së shtetit izraelit. Deri në vitin 2060, palestinezët do të përbëjnë gjysmën e popullsisë - në mos më shumë - të Izraelit dhe të zonave të pushtuara nga Izraeli.
Sipas kësaj teorie, ky zhvillim demografik do t‘i japë fund ëndrrës për një shtet të dominuar në numër nga popullata hebrenje, gjë që i shqetëson shumë izraelitët. Por ka ndonjë ndikim në konfliktin aktual?
Mungesa gjithnjë e në rritje e baraspeshës së popullsive arabe e hebraike në zonën e kontrolluar nga Izraeli përbën një çështje me rëndësi të dorës së parë për shtetin hebre. Që sot mund të shikohet se ideja sioniste e një shteti të përbërë tërësisht nga hebrenj nuk është e realizueshme, ndërkohë që kjo prirje demografike e bën edhe më të pamundur. Siguresa tashmë është djegur. Ritmet e emigracionit në Izrael janë në rritje - dhe jo vetëm për shkak të krizës. Gjithnjë e më shumë prindër po humbasin shpresën tek e ardhmja dhe duan t‘u sigurojnë bijve një të ardhme pa praninë e frikës e të pasigurisë. Por lidershipi i sotëm izraelit duket se mendon vetëm për taktikat elektorale. Duke parë shkallën e dëmit të shkaktuar deri tani, kjo është mungesë e fortë përgjegjësie.
Izraeli po kërkon t‘u japë fund një herë e mirë sulmeve me raketa të ndërmarra nga militantët islamikë.
Veprimet e forcave ushtarake izraelite po shkaktojnë dëme 100 herë më të mëdha, të cilat do të kenë pasoja të paparashikueshme për gjithë rajonin, ashtu si edhe për vetë Izraelin.
Hamasi, hezbollahët dhe islamikët radikalë - pa përmendur nacionalistët arabë - po akuzojnë Egjiptin për braktisjen e palestinezëve. Është e drejtë kjo akuzë?
Kufijtë e Egjiptit kanë qenë ditë e natë hapur për të gjithë palestinezët e sëmurë, apo të plagosur. Egjipti po dërgon të gjitha llojet e ndihmave në Rripin e Gazës.
E, megjithatë, Hamasi po i bën thirrje Egjiptit të hapë kufijtë për të gjithë palestinezët.
Ndihmat humanitare, ushqimet, medikamentet, skuadrat e mjekëve, trajtime për të plagosurit dhe të sëmurët nëpër spitalet egjiptiane - që të gjitha këto ofrohen tashmë. Por nuk ka dyshim se nëse kufiri hapet tërësisht dhe mbetet pas asnjë lloj kontrolli do nisin infiltrimet e terroristëve të armatosur.
Disa kanë kërkuar që egjiptianët të heqin dorë nga marrëveshja e paqes me Izraelin.
Thirrje të tilla janë pa sens. Traktati i paqes së Egjiptit me Izraelin u ka ardhur në ndihmë të gjithë arabëve. Cili shtet tjetër arab, përveç Egjiptit, mund të ketë kontakte të besueshme me Izraelin dhe të negociojë hapjen e kufijve, apo më tej akoma për heqjen e bllokadës? Prishja e paktit të paqes me Izraelin do të ketë pasoja të tmerrshme për arabët dhe izraelitët; nipërit dhe stërnipërit do të na mallkonin për këtë.
Mendoni se Presidenti i ri amerikan, Barak Obama, do arrijë të bëjë diçka për t‘i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme?
Amerikanët janë tërësisht të përqendruar te kriza financiare dhe ekonomike. Administrata e re do t‘i kushtojë krizës 50 për qind të aktivitetit të vet. Njëherësh përfshirja e amerikanëve do të kërkohet edhe në kriza të tjera botërore, në Amerikën Latine, Afrikë e Azi dhe ndoshta edhe në rajone të tjera, si Somalia, Afrika Perëndimore, Kongo, Indi, Pakistan dhe Kaukaz.