2009, 20 kallëzime në Prokurorinë e Tiranës
Viti i Ri i ka gjetur në
punë prokurorët dhe
hetuesit në të gjithë vendin.
Një urdhër i veçantë
dalë nga kryeprokurorja
Ina Rama i ka "detyruar"
punonjësit e prokurorisë
të qëndrojnë në gatishmëri
për të gjitha ngjarjet.
Puna më e madhe
është përqendruar në
Prokurorinë e Tiranës, ku
numri i popullsisë është
i lartë dhe ku gjenden institucionet
kryesore të
shtetit. Sipas zyrës së
regjistrit në prokurori, për
vitin 2009 janë regjistruar
rreth 20 kallëzime, ku
shumica janë për
vjedhje. Krimet e lehta
kanë goditur një pjesë të
kryeqytetit, ku më së
shumti janë regjistruar
vjedhjet e automjeteve
dhe vjedhjet e shtëpive.
Por në zyrën e regjistrit
të kallëzimeve janë
shënuar edhe disa dosje
për aksidente jo të rënda.
Në përgjithësi, sipas
prokurorëve, Viti i Ri e ka
gjetur Tiranën larg ngjarjeve
të bujshme, ndryshe
nga vitet e mëparshme.
Gjithsesi, sot pritet që
dosjet e regjistruara gjatë
ditëve të festave të hetohen
nga prokurorët
përkatës.
punë prokurorët dhe
hetuesit në të gjithë vendin.
Një urdhër i veçantë
dalë nga kryeprokurorja
Ina Rama i ka "detyruar"
punonjësit e prokurorisë
të qëndrojnë në gatishmëri
për të gjitha ngjarjet.
Puna më e madhe
është përqendruar në
Prokurorinë e Tiranës, ku
numri i popullsisë është
i lartë dhe ku gjenden institucionet
kryesore të
shtetit. Sipas zyrës së
regjistrit në prokurori, për
vitin 2009 janë regjistruar
rreth 20 kallëzime, ku
shumica janë për
vjedhje. Krimet e lehta
kanë goditur një pjesë të
kryeqytetit, ku më së
shumti janë regjistruar
vjedhjet e automjeteve
dhe vjedhjet e shtëpive.
Por në zyrën e regjistrit
të kallëzimeve janë
shënuar edhe disa dosje
për aksidente jo të rënda.
Në përgjithësi, sipas
prokurorëve, Viti i Ri e ka
gjetur Tiranën larg ngjarjeve
të bujshme, ndryshe
nga vitet e mëparshme.
Gjithsesi, sot pritet që
dosjet e regjistruara gjatë
ditëve të festave të hetohen
nga prokurorët
përkatës.