Vrasja nënë e bir, shoqëron dhjetëra të dyshuar
Prokuroria e Tiranës ka vazhd
uar hetimin e vrasjes nënë e
bir pranë Fakultetit Juridik të Tiranës
edhe gjatë ditëve të festave.
Hetuesit e çështjes kanë urdhëruar
shoqërimin me forcë të dhjetëra
të dyshuarve, të cilëve u janë marrë
gjurmë të gishtave për t‘i krahasuar
me gjurmët e pakta të gjetura
pranë apartamentit ku jetonin
dy viktimat, Flutura dhe Elton
Deliu. Megjithatë, hetuesit e çështjes
deklarojnë për gazetën se
ende nuk kanë shpallur në kërkim
ndonjë të dyshuar, pasi asnjë prej
të shoqëruarve nuk kishte marrë
pjesë në vrasje. Të shoqëruarit ishin
të njohurit e Elton Deliut dhe
dyshohen se kryenin shpërndarje
të lëndëve narkotike. Pista e vetme
ku po përqendrohet policia
dhe prokuroria për vrasjen e dyfishtë është prishja e pazareve të
drogës. Sipas grupit hetimor, Elton
Deliu njihej si kontingjent krimi
nga policia e kryeqytetit. Ai ka
qenë më parë i arrestuar për
trafikim droge, ndërsa ka qenë
edhe "shënjestër" e një atentati,
por shpëtoi nga plumbat që u derdhën
në drejtim të tij. Ndërkaq,
hetuesit e çështjes po mundohen
të zbardhin edhe mekanizmin e
vrasjes. Mësohet se viktima duket
se nuk ka qenë i mbrojtur as në
banesën e tij në qendër të Tiranës
në mes të ditës. Autorët kanë gjurmuar
Deliun prej shumë kohësh
duke krijuar edhe një skemë të
qartë të lëvizjeve të tij. Rrethanat
në të cilat ka ndodhur krimi kanë
shtyrë oficerët e policisë kriminale
të mendojnë se bëhet fjalë për
një vrasje të ideuar më parë dhe
të organizuar mirë. Policia dyshon
se ata kanë qenë më shumë se dy
persona. Ata janë ngjitur deri në
katin e gjashtë ku banonte familja
Deliu, ndërsa mund të jenë ndihmuar
nga persona të tjerë për
largimin nga vendi i ngjarjes.
Lëvizjet e tyre, sipas hetuesve,
mund të kenë qenë tepër normale
duke mos rënë në sy nga banorët
e pallatit, pasi të gjithë dëshmitarët
që ndodheshin kur është kryer
vrasja nuk kanë parë asnjë person
që mundohej të ikte me shpejtësi
nga pallati. Autorët edhe pasi
kanë kryer vrasjen i kanë dhënë
kohë vetes të pastrojnë vendin e
ngjarjes, madje dyshohet se kanë
neutralizuar edhe CD-të e kamerave
të sigurisë që ishin instaluar
nga viktima Elton Deliu.
uar hetimin e vrasjes nënë e
bir pranë Fakultetit Juridik të Tiranës
edhe gjatë ditëve të festave.
Hetuesit e çështjes kanë urdhëruar
shoqërimin me forcë të dhjetëra
të dyshuarve, të cilëve u janë marrë
gjurmë të gishtave për t‘i krahasuar
me gjurmët e pakta të gjetura
pranë apartamentit ku jetonin
dy viktimat, Flutura dhe Elton
Deliu. Megjithatë, hetuesit e çështjes
deklarojnë për gazetën se
ende nuk kanë shpallur në kërkim
ndonjë të dyshuar, pasi asnjë prej
të shoqëruarve nuk kishte marrë
pjesë në vrasje. Të shoqëruarit ishin
të njohurit e Elton Deliut dhe
dyshohen se kryenin shpërndarje
të lëndëve narkotike. Pista e vetme
ku po përqendrohet policia
dhe prokuroria për vrasjen e dyfishtë është prishja e pazareve të
drogës. Sipas grupit hetimor, Elton
Deliu njihej si kontingjent krimi
nga policia e kryeqytetit. Ai ka
qenë më parë i arrestuar për
trafikim droge, ndërsa ka qenë
edhe "shënjestër" e një atentati,
por shpëtoi nga plumbat që u derdhën
në drejtim të tij. Ndërkaq,
hetuesit e çështjes po mundohen
të zbardhin edhe mekanizmin e
vrasjes. Mësohet se viktima duket
se nuk ka qenë i mbrojtur as në
banesën e tij në qendër të Tiranës
në mes të ditës. Autorët kanë gjurmuar
Deliun prej shumë kohësh
duke krijuar edhe një skemë të
qartë të lëvizjeve të tij. Rrethanat
në të cilat ka ndodhur krimi kanë
shtyrë oficerët e policisë kriminale
të mendojnë se bëhet fjalë për
një vrasje të ideuar më parë dhe
të organizuar mirë. Policia dyshon
se ata kanë qenë më shumë se dy
persona. Ata janë ngjitur deri në
katin e gjashtë ku banonte familja
Deliu, ndërsa mund të jenë ndihmuar
nga persona të tjerë për
largimin nga vendi i ngjarjes.
Lëvizjet e tyre, sipas hetuesve,
mund të kenë qenë tepër normale
duke mos rënë në sy nga banorët
e pallatit, pasi të gjithë dëshmitarët
që ndodheshin kur është kryer
vrasja nuk kanë parë asnjë person
që mundohej të ikte me shpejtësi
nga pallati. Autorët edhe pasi
kanë kryer vrasjen i kanë dhënë
kohë vetes të pastrojnë vendin e
ngjarjes, madje dyshohet se kanë
neutralizuar edhe CD-të e kamerave
të sigurisë që ishin instaluar
nga viktima Elton Deliu.