E Shtunë, 31 Tetor 2026

2009-2013, epoka e infrastrukturës së re rrugore

Kryeministri Sali Berisha vijon turin elektoral në juglindje, ku Pogradeci, Maliqi dhe Gramshi kanë qenë ndalesat e radhës. Infrastruktura konfirmohet si prioritet i mandatit të dytë të qeverisë “Berisha”. “4 vitet që vijnë, Shqipëria në pëllëmbë të dorës, fillon ndërtimi i boshteve rrugore”, ka qenë premtimi i kreut të mazhorancës

Kryeministri Sali Berisha, në kuadër të turit elektoral në zonën juglindore, u ndal dje në qytetin e Pogradecit dhe Maliqit. Përmes një mitingu madhështor të zhvilluar në qendër të qytetit të Pogradecit, kryeministri Berisha deklaroi se mandatin e ardhshëm qeveria demokratike do t’ua japë Shqipërinë shqiptarëve në pëllëmbë të dorës, nëpërmjet ndërtimit të boshteve të shkurtra rrugore, në mënyrë që e gjithë Shqipëria të zbresë në Tiranë në pak minuta. “Në katër vite që vijnë unë kërkoj votën tuaj që t’ua japim Shqipërinë shqiptarëve në pëllëmbë të dorës, të ndërtojmë boshtet e shkurtra rrugore, në mënyrë që ju Tepelena, Vermoshi, Tropoja të zbresë në Tiranë, në kryeqytetin e tyre, me më pak se gjysmën e kohës që ju duhet tani”, u shpreh kryeministri. Kreu i qeverisë theksoi se “projekti i Shqipërisë europiane, dhe i Pogradecit europian, është projekti më ambicioz i jetës sime, por unë ju them ju se ne së bashku ndërtuam 5900 kilometra rrugë, ne së bashku ndërtuam dhe rindërtuam nga e para 1012 shkolla, 720 ujësjellës, qindra e qindra qendra shëndetësore, në katër vitet që vijnë Shqipëria do të jetë krejt tjetër”. “Prandaj dhe thirrja ime vëllazërore për të gjithë ju këtu, por edhe për të gjithë socialistët, por edhe të gjithë qytetarët e vendit, demokratë dhe socialistë, bashkohuni me ne në ëndrrën tonë europianë. Në jemi burrat dhe gratë që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, ne jemi ata që dyfishuam rrogat dhe pensionet si asnjë vend tjetër në europë, në jemi ata që asfaltuam në katër vite 5900 km rrugë, ne jemi ata që çamë malet për të bashkuar kombin, ne jemi ata që bëmë premtimet realitet. Ëndrra evropiane është ëndrra e çdo shqiptari, bashkohuni me ne, çoni votën tek në, besimi tek ne është projekti më i bukur për çdo shqiptarë, për fëmijët e çdo shqiptari, për Shqipërinë për kombin”, deklaroi kryeministri.

Kryeministri iu referua edhe kundërshtarit të tij politik, kreut të PS-së Edi Rama, të cilin e akuzoi se përpiqet të njollosë arritjet e qeverisë. “Unë i bëj thirrje mençurisë tuaj, në 28 qershor të vendosni në interesin tuaj më të mirë. Zoti Edi Rama ka ndërmarrë këtë fushatë, fushatë mashtrimi, tre ditë më parë, do të deklaronte me zëdhënësin e tij, se bashkia e Pogradecit ka marrë zero lekë nga qeveria e Sali Berishës. Më duhet t’i them zotit Rama se këtu nuk ka veshgjatë , por edhe sikur veshgjatë të kishte ne nuk do ta besonim”, tha kryeministri. Kryeministri premtoi për qytetarët e Pogradecit se nga Lini në Pogradec do të ndërtohet kolektori dhe asnjë pikë ujë i ndotur nuk do të derdhet në ujin e këtij liqeni të bekuar. Gjithashtu nga Lini në Pogradec dhe Pogradec Tushemish, Elkana do të jetë shëtitorja më e gjatë e kombit, do të jetë e tëra me trotuare, me ndriçimin më të bukur, me pemët dhe zbukurimet, që kjo shëtitore meriton. Berisha shtoi më tej se me platformën qeverisëse u investuan 1.6 miliardë dollarë dhe se për fermerët e Pogradecit, katër vitet që vijnë çdo projekt i tyre për rritjen e prodhimit, për përpunimin e këtyre prodhimeve do të financohet nga qeveria shqiptare. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›