Rama: Do të përmirësojmë shërbimin konsullor
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, premtoi përmirësim të shërbimeve të konsullatave shqiptare në emigracion dhe garantimin e të drejtës së votës për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Pjesë e turit të elektoratit të kreut socialist ishte pjesa veriperëndimore e Greqisë, ku jetojnë shumë shqiptarë. Nga takimet në zonën e Korçës, Rama, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë: Blushi, Ahmetaj, e Dalipi, udhëtoi drejt Volos, ku zhvilloi takime me autoritetet greke, kryetaren e Bashkisë së Volos dhe prefektin e qarkut, si dhe deputetë të rajonit. Në një takim me emigrantët në Trikala, Rama premtoi se Partia Socialiste në qeverisje do të bëjë më shumë për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe përmes një kanali të dytë të televizionit publik në gjuhën shqipe. Rama zhvilloi një tjetër takim masiv në Veria, ku foli për shërbime konsullore dhe ambasada në shërbim të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, Itali e gjetkë. Kreu i PS-së premtoi shërbime në ambasada sipas standardeve evropiane, ku dinjiteti i emigrantit nuk do të nëpërkëmbet më. Një tjetër pikë ku u ndal kreu socialist ishte një marrëveshje mes Greqisë, Italisë e Shqipërisë për njohjen e periudhës së sigurimeve, për efekt pensioni. Sa i përket votës së emigrantëve, Rama u bëri thirrje të pranishmëve që më 28 qershor të jenë në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre për të ardhmen. Ai u premtuar se kjo është hera e fundit që ata do të jenë të detyruar ta bëjnë këtë, pasi qeverisja e PS-së së pas 28 qershorit do të miratojë në Kuvendin e ri një projektligj për votën e emigrantëve. "Ne nuk ju premtojmë, por angazhohemi që do u japim fund ecejakeve tuaja dhe radhëve të pafundme në kufij për të marrë një copë letër këtu dhe një copë letër atje. Duke i dhënë më në fund mundësinë çdokujt prej jush që të hyjë dhe të dalë nga Shqipëria sa herë të dojë", deklaroi Rama, duke shtuar se qeverisja socialiste do t‘i japë mundësinë çdo emigranti që një sërë shërbimesh, të cilat sot nuk mund t‘i marrë, do t‘i ketë në ambasada. "Ju duhet të merrni leje prej punës dhe të bëni rrugë për të shkuar në Tiranë për të marrë një certifikatë, ose për të aplikuar për një pasaportë. Qysh në vjeshtën e këtij viti, ne do të fillojmë të bëjmë të mundur aplikimin për kartë identiteti, apo për pasaportën biometrike në ambasadën tonë në Athinë dhe pa asnjë dyshim në konsullatën tonë në Selanik e në vende të tjera", nënvizoi kryesocialisti Edi Rama.
Kreu i opozitës u ndal te procesi i liberalizimit të vizave. Ai tha se ky është një prej premtimeve të pambajtura të Kryeministrit Sali Berisha. "Ne nuk ju premtojmë, por angazhohemi se brenda vitit të ardhshëm ju dhe gjithë shqiptarët dhe shqiptaret do të dilni dhe hyni lirisht në Bashkimin Evropian", tha ai. Për realizimin e këtyre premtimeve, Rama kërkoi edhe njëherë kontributin e emigrantëve shqiptarë për të marrë pjesë në votimit e 28 qershorit. "Unë ju jap fjalën se është hera e fundit që për të shprehur vullnetin tuaj, ju duhet të bëni rrugë për të shkuar në qytetin apo fshatin tuaj në Shqipëri. Herën tjetër ne do ta garantojmë votën tuaj nga këtu ku jeni", përfundoi Rama.